Kryeparlamentari Meta uron për Krishtlindje, paqe, harmoni dhe mirëkuptim për të gjithë shqiptarët

568
Sigal

Kryeparlamentari Ilir Meta, pasi vizitoi
përfaqësuesit e krishterë shqiptarë në këtë ditë Krishtlindjeje, dha edhe
mezashin e urimit për të gjithë shqiptarët, në veçanti për ata më në
vështirësi.

“Uroj më shumë paqe, harmoni dhe mirëkuptim për të gjithë shqiptarët në këtë
ditë mjaft të rëndësishme, e në veçanti më shumë vëmendje dhe mbështetje për
ata më të pamundurit, që janë në një gjendje të vështirë. Sot është një ditë
reflektimi dhe shprese, teksa jemi përballë sfidave. Vështirësite për të qenë
më të integruar në shoqërinë tonë duhen tejkaluar, për të qenë të gjithë të
barabartë”, tha Meta.