Kryeministri shqiptar ka fyer gazetarët, të cilët raportuan trafikimin e drogës që përfshinte ish-ministrin

635
Federata Evropiane e Gazetarëve i bashkohet Shoqatës së Gazetarëve Profesionistë të Shqipërisë (APJA) si dhe Shoqatës së Medias elektronike të Shqipërisë (AEMA) dhe Lidhjes së Gazetarëve Shqiptarë (LAJ) në shprehjen e indinjatës së thellë mbi fyerjet dhe sulmet e bëra nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ndaj mediave shqiptare më 25 tetor 2017.
Pas seancës plenare – ku shumica në pushtet votoi kundër kërkesës për heqjen e imunitetit parlamentar për arrestimin e ish Ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, i dyshuar për lidhje me veprimtarinë e një organizate trafikimi të drogës shqiptaro-italiane – Kryeministri u tha gazetarëve gjatë transmetimit të drejtpërdrejtë për disa kanale televizive para Parlamentit:
“Turp për ju dhe për të gjithë ata që nuk kanë kuptuar gjë akoma. Ju s’keni marrë vesh akoma. Dola për ju, ti thërrisni mendjes dhe të lexoni, dhe për ata që ju paguajnë juve, që janë edhe më shumë pjesë e këtij problemi. Jeni pjesë e një kazani të madh, jeni pjesë e këtij problemi të madh që ka Shqipëria. Ku akuzat kërcasin dhe ju thjesht i përçoni ato si një tel bakri që as ka detyrën të logjikojë dhe as përgjegjësinë për atë që përçon. Për fatkeqësinë tuaj që as lexoni, as kuptoni, as doni të dëgjoni për çfarë bëhet fjalë.” 
EFJ kujton se çdo gazetar ka të drejtë të bëjë pyetje që politikanët mund të mos i pëlqejnë dhe kjo nuk është një arsye për të trembur dhe sulmuar ata për punën e tyre hetimore. Kjo sjellje e përsëritur ndaj gazetarëve shqiptarë duhet të ndalet.


Sigal