Kryeministri Rama, nis vizitën 3-ditore në Kinë, merr pjesë në samitin në Suzhou

646
Kryeministri, Edi Rama u nis sot, për një vizitë 3-ditore në Kinë, për të marrë pjesë në takimin e 4-t të nivelit të lartë në kuadër të nismës së bashkëpunimit mes Kinës dhe vendeve të Evropës Qendrore dhe Lindore. Në këtë samit, përveç Kinës do të marrin pjesë 16 vene të Evropës Qendrore dhe Lindore. Kryeministri, Li Keqiang do të jetë mikpritësi i takimit të liderëve të EQL në Suzhou, i cili ka si temë “Pikënisje e re, sfera të reja, vizion i ri”. Takimi pritet të shënojë një moment të ri në këtë bashkëpunim.
Në takim do të miratohen dy dokumente, mbi të cilat do të ndërtohet një platformë bashkëpunimi në 10 fusha, si dhe të planifikohen më shumë se 10 mekanizma bashkëpunimi. Një takim i veçantë do të jetë edhe ai i liderëve të vendeve të EQL me Presidentin e Kinës Xi Jinping. Gjatë kësaj vizitës, Kryeministri, Edi Rama dhe delegacioni që e shoqëron do të zhvillojë një takim dypalësh me Kryeministrin e Kinës, Li Keqiang, në Pekin.
Sigal