Kryeministri Rama: Nëntori jo vetëm muaji i Pavarësisë e Çlirimit, por dhe i Diasporës

537
Sigal

Muaji nëntor do të jetë muaji i Diasporë shqiptare. Në një
postim në FB, kryeministri Rama thotë se nëntori nuk do të jetë vetëm muaji i
Pavarësisë dhe Çlirimit, por edhe i Diasporës.

Postimin
e tij Rama e shoqëron me një foto të 28 nenetorit 1914, që i përket diasporës
së Odesës në Ukrainë.


AMARCORD

Nëntori do të jetë këtej e tutje
jo vetëm muaji i Pavarësisë dhe i Çlirimit, pra muaji i përkujtimoreve të
medha, por edhe muaji i Diasporës
.E cila kudo ku ndodhet, është Shqipëri, një dhe e
pandarë, e si e tillë do të mblidhet në Tiranë në Samitin e Diasporës, që do
t’i shërbejë bashkimit të sa më shumë energjive pozitive dhe koordinimit të sa
më shumë kontributeve, në emër të ardhmërisë sa më të ndritur të shqiptarëve.

Në këtë foto të 28 nëntorit 1914
paraqitet një nga diasporat shqiptare më të moçme dhe më merituese, ajo e
Odesës në Ukrainë, e cila filloi të krijohet të paktën prej gjysmës së dytë të
shek. XVII dhe që i ka sjellë kombit tonë shërbime të vyera-Shkruan Kryeministri në Facebook.