Kryeministri Rama: Kush refuzon punën, del nga skema e ndihmës ekonomike

637
Kryeministri Edi Rama gjatë një vizitë në një fabrikë këpucësh, që eksportonte në Gjermani, Spanjë dhe Britaninë e Madhe, dha një përgjigje ndaj të gjitha akuzave të opozitës për reduktimin e listave të ndihëm ekonomike. Teksa bisedonte me drejtuesit e kësaj firme që kishte punësuar në një vit 1000 mijë punonjës, Rama theksoi se ndihma ekonomike nuk është e status i përjetshëm, ndërsa shtoi se njerëzit duhet të kenë dëshirë të punojnë. Mes të tjerash ai tha se qeveria tashmë ofron edhe 55 mijë lekë të vjetra pagesë për personat që trajnohen për të nisur një punë. “Ligji është shumë i qartë; nëse ke një ofertë për punë dhe e refuzon, ti del nga skema ekonomike. Është e qartë, pasi është e pamundur që të kenë në ndihmë ekonomike ata që refuzojnë punën. Ky nuk është një status i përjetshëm varfërimi. Kemi dhe këtë skemën tani, japim pagesë për trajnim. Kushdo që është i gatshëm të trajtohet, ne japim 55 mijë lekë të vjetra për këta persona. Kjo histori duhet të përfundojë. Kush është i aftë të vazhdojë punën. Se i duhet të paguajnë të tjerët që personi të rrijë i mpirë dhe të bëhet i paaftë.”, tha Rama.
Sigal