Kryeministri Rama: Ideja e Samitit ishte e Lindës. Mendimet e saj më pëlqejnë më shumë se të miat

107

Kryeministri
Edi Rama teksa i uroi mirëseardhje të pranishmeve në Samitin e Diasporës,
deklaroi se për shumë kohë Pallati i Brigadave ishte i mbylluar prej kohës si
një burg, ndërsa tashmë është një pallat mbretëror, por që s’ka fjetur kurrë
një mbret. Gjatë fjalimit të tij, Rama zbuloi një të vërtetë që e ndau
publikisht, se ideja që ky samit të hapej në Tiranë ishte i bashkëshortes së
tij, Linda Ramës. Ai theksoi se ‘Nuk dua që të jetë më e fshehtë se idetë e
gruas më pëlqejnë ndonjëherë më shumë se të miat.’.

“Shumë prej nesh nuk e njohin pallatin e vetmisë
së madhe. Ky është i fundit pallati mbretëror i ndërtuar në Europë. Çka e bënë
unikal çdo qoftë në arkitekturë. Por ky është i vetmi pallat mbretëror ku asnjë
natë nuk ka fjetur asnjë mbret, Historie më vete kjo brenda mbretërisë. Ky
palla i bërë nga mreti u pagëzua nga prijësit e rinj si Pallati i Brigadave dhe
qëndroi i kyçur si të ishte burg. Mbledhja juaj sot në këtë pallat po aq sa
ishte dhe paimagjinueshëm ishte me sytë e së shkuarës. Ju keni ardhur për të
qenë nesër dhe pasnesër të flasim dhe shkëmbejmë opinione dhe të debatojmë.
Kishte kohë që në përpiqeshim që të gjenim rrugë të reja për ta përfshirë
diasporën në jetë e vendit tonë, por me siguri ajo kornizë rrethanash në mes të
atij vullkani shtyhet Lindën që të hidhte idenë fillestare të këtij samiti. Nuk
dua që të jetë më e fshehtë se idetë e gruas më pëlqejnë ndonjëherë më shumë se
të miat.”, tha Rama.

SAMITI

Mësohet se në këtë event do të marrin
pjesë mbi 600 shqiptarë, që përfaqësojnë diasporën e hershme, por edhe atë të
re. Samiti mbahet nën kujdesin e kryeministrit Edi Rama, bëjnë me dije se të
ftuar për të folur përpara dërgatës shqiptare nga rreth 40 vende të botës, janë
edhe Presidenti Bujar Nishani dhe kryetari i opozitës, Lulëzim Basha.