Kryeministri Rama emëron Stefan Çipën drejtor të Përgjithshëm të Burgjeve

669
Sigal

Kryeministri Edi Rama shkarkon nga detyra drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve Arben Çuko, ndërsa është vendosur edhe për zëvendësuesin e tij. Mësohet se në vend të Çukos, është vendosur që të vendoset Stefan Çipa, ish-kryebashkiaku i Sarandës. Çuko ishte zgjedhur në këtë detyrë, pas shkarkimit të Arjan Hoxhës, drejtori teknik i emëruar pas marrëveshjes së famshme të 18 majit mes Edi Ramës dhe kreut të PD-së, Lulzim Basha. Çuko asokohe ishte akoma deputet i PS-së dhe la mandatin për qarkun e Fierit, për të marrë drejtimin e burgjeve shqiptare. Ish-deputeti socialist u pa nga Rama në korrik të vitit të shkuar si personi i duhur për këtë detyrë ndërsa tani e shkarkon edhe atë për t’ia lënë vendin një tjetër personi të besuar, ish-kryebashkiakut të Sarandës i cili deri më tani ka mbajtur postin e sekretarit për emigracionin në Partinë Socialiste.