Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka uruar shqiptarët për 28 Nëntorin, sot të gjithë ndjehemi të fortë dhe një!

432
Sigal

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka uruar shqiptarët për 28 Nëntorin, Ditën e Flamurit. Në një postim në rrjetin social ‘Facebook’ Mustafa shkruan se sot të gjithë ndjehemi të fortë dhe një, por edhe përgjegjës për ndërtimin dhe zhvillimin e shteteve dhe vendeve tona.

“Urime 28 Nëntori, Dita e Flamurit!


Të gjithë ne sot ndjehemi Një, të fortë por edhe përgjegjës për ndërtimin dhe zhvillimin e shteteve dhe vendeve tona, gjithandej ku jemi”, citohet në mesazhin e tij.