Kryeministri hungarez akuza Soros-it: Kërkon të shkatërrojë Evropën, s’duhet nënvlerësuar

108
Kryeministri hungarez, Orban, u ka bërë thirrje hungarezëve që të bëjnë kujdes nga forcat e errëta. Ai e ka bërë këtë në një fjalim për krizën e emigrantëve në Evropë, ndërsa e deklaroi Evropën Qendrore dhe atë Lindore si pjesën e fundit të kontinentit ku nuk do ketë emigrantë.

“Nuk duhet ta nënvlerësojmë fuqinë e forcave të errëta” – duke iu referuar asaj që ai më parë e kishte cilësuar si “pushtimi i emigrantëve”.

Sipas Orban, BE-ja dhe disa vende kyçe të saj ishin marrë peng nga një “Perandorie financiare spekulative” nëpërmjet orkestrimit të “pushtimit të ri nga emigrantët”. Orban deklaroi nga Budapesti se kjo fuqi financiare mistorioze qëndronte pas emigrimit masiv drejt Evropës, që e kishin përmbytur kontinentin.

“Ky plan është zhvilluar që ta kthejë Evropën në një kontinent të përzier.” – deklaroi kryeministri hungarez në një veprimtari përkujtimore për kryengritjen hungareze ndaj ish-Bashkimit Sovjetik në vitin 1956 ku shtoi se “ne ishim të vetmit që reaguam dhe ngritëm krye ndaj kësaj”, duke iu referuar qeverive Hungarisë, Çekisë, Sllovakisë dhe Polonisë. Ai u shpreh se, nëse këto vende bashkëpunojnë, mund të frenojnë emigrimin masiv drejt Evropës. Me “fuqi financiare misterioze”, Orban i referohet sipas të gjitha gjasave miliarderit amerikan të lindur në Hungari, George Soros, të cilin e ka akuzuar edhe me parë si orkestruesin dhe nxitësin e emigrimit masiv drejt vendeve të BE-së. Kryeministri hungarez, në muajin korrik e akuzoi Soros-in, se synon të krijojë një “Evropë të përzier dhe islamizuar”, ndërsa shtoi se “Brukseli është nën ndikimin e George Soros-it”. Një deputet hungarez ka deklaruar të njëjtën gjë duke thënë se “Sorosi dhe miqtë e tij kërkojnë të shkatërrojnë pavarësinë dhe vlerat e kombeve”, duke sjellë emigrantë në Evropë.
Hashtag.al