Kryeministri gjerman: Shansi për azilkërkuesit shqiptarë është zero

564
Sigal

Pas takimit mes kryeministrit Edi Rama dhe homologut të tij Horst Seehofer, qeveria bavareze në njoftimin zyrtar nënvizon se qendër e bisedimeve ka qenë çështja e azilkërkuesve shqiptarë.Sipas këtij njoftimi, kryeministri Seehofer ka thënë se Shqipëria mbetet një vend i origjinës së azilkërkuesve, por shanset e pranimit të kërkesave të tyre janë zero.

“Numri i madh i shqiptarëve që aktualisht vijnë në Gjermani nuk është as në interes të Shqipërisë e as në interesin tonë. Këtu bëhet fjalë për refugjatët që vijnë nga vende si Siria, që kanë nevojë për këtë mbrojtje dhe kujdes, por jo nga Ballkani ku nuk ka arsye të tilla” ka deklaruar Seehofer.
“Shqiptarët vijnë në Gjermani për arsye ekonomike. Ne kemi rënë dakord që qytetarët nga Kosova, Shqipëria dhe Mal të Zi të përcaktuara si vende të sigurta duhet të kthehen mrapsht. Janë bërë përpjekje nga qeveria juaj, por kërkohet akoma më shumë dhe mesazhi duhet të jetë i qartë: Rruga për të kërkuar azil nuk është rruga që qytetarët duhet të ndjekin”- ka deklaruar Kryeministri bavarez. Seehofer i ka kërkuar Ramës sipas njoftimit zyrtar, që qeveria shqiptare të luftojë shkaqet që çojnë shqiptarët drejt largimit nga vendi i tyre për të kërkuar azil.