Kryemadhi zhvilloi një takim në Teqenë e parë dhe të vetmen Bektashiane “Baba Rexhep” në Detroit të Michiganit

605
Sigal

Gjatë turit të takimeve, me komunitetin shqiptar në SHBA, znj. Kryemadhi zhvilloi një takim në Teqenë e parë dhe të vetmen Bektashiane “Baba Rexhep” në Detroit të Michiganit. Znj Kryemadhi u mirëprit nga Dervish Eliton Pashaj, kryetari i degës së Vatrës në Michigan, Dritan Demiraj, Mondi Rakaj, Ervis Zholi, administrator i Nova Media dhe përfaqësues të komunitetit shqiptar atje. Dervishi përshëndeti dhe vlerësoi vizitën e zonjës Kryemadhi dhe tregoi sesi vazhdon t’u shërbejë me përkushtim të gjithë bashkëatdhetarëve dhe besimtareve prej 8 vitesh. Ai u ndal tek historiku i hapjes së kësaj teqeje në maj të vitit 1954, ku në krye të saj si titullar shpirtëror u vu hirësi Dervish Rexhep Beqiri. Rexhepi Beqiri, i cili iku nga Shqipëria për shkak të sistemit komunist. Ai qëndroi për disa vite në Itali më pas u zhvendos në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në vitin 1953 ku hapi dhe Teqenë me ndihmën e imzot Fan Nolit.

Dervish Pashaj ndër të tjera vuri në dukje mungesën e mbështetjes nga ana e qeverisë për diasporën dhe komunitetet e mëdha që ka Michigani dhe shtetet e tjera në SHBA. Po ashtu, mungojnë librat mësimore dhe tekstet e ndryshme megjithëse e premtuar disa herë nga qeveria shqiptare për të mbajtur gjuhën dhe traditat ndër breza.

Zonja Kryemadhi vlerësoi kontributin e madh të Teqes “Baba Rexhepi” për komunitetin shqiptar në SHBA dhe veçanërisht në Detroit. Besimet fetare dhe institucionet e tyre kanë qenë historikisht vatra patriotizmi dhe kanë shpërndare dije, kulturë dhe dashuri mes shqiptarëve, tha znj. Kryemadhi. Bashkëjetesa mes tyre është një shembull i pakrahasueshëm dhe mësim i madh, që shqiptarët e përçojne kudo ku ata jetojnë. Dashuria dhe përkushtimi për familjen, sakrificat dhe devotshmëria për atheun si dhe besimi në zot kanë bërë që shqiptarët t’i rezistojnë asimilimit dhe të prosperojnë kombin, pavarësisht vështirësive të tejskajshme të hasura në historinë e tyre gjatë shekujve. Si kryetare e LSI, ajo u angazhua për të pasur në programin e saj, por edhe të opozitës së bashkuar angazhime të qarta për të ndihmuar komunitetet shqiptare kudo që ata jetojnë. Kryemadhi theksoi mungesën e seriozitetit të qeverisë ndaj diasporës. Ajo tha, qeveria shqiptare e trajton diasporën vetëm si fasadë për takimet groteske, si ai i fillimvitit, me shpenzimet e saj, mund të pajiseshin me abetare dhe tekste të tjera pjesa më e madhe e diasporës shqiptare jo vetëm në SHBA. Përçarja dhe trajtimi i shqiptareve me dy standarte është e vetmja “meritë” e qeverisë shqiptare, theksoi ajo.