Kryekomunari i Blinishtit i dehur rreh policët…me shotgan pa leje!

523
LEZHË – Kryetari i komunës Blinisht në Lezhë, Jak Zhuba është arrestuar në flagrancë nga policia pasi u përfshi në një aksident rrugor, e për pasojë u zbulua se drejtonte makinën në gjendje të dehur. Nuk ka mjaftuar vetëm kjo, teksa kryekomunari ka goditur me grushte punonjësit e Policisë Rrugore gjatë ushtrimit të detyrës.
Por jo vetëm kaq. Nga kontrolli që Policia e Lezhës ka bërë në banesën e kryekomunarit 53-vjeçar u gjetën 1 armë gjahu shotgan 12 mm pa leje.
Arrestimi i Zhubës u bë rreth orës 14:30 të së enjtes pasi në aksin rrugor Lezhë-Blinisht pranë fshatit Piraj automjeti që ai drejtonte tip BMV ka dalë nga rruga. Shërbimet policore bënë testin e alkoolit ku rezultoi se kryekomunari udhëtonte në gjendje të dehur mbi 0.5 % alkool.
Materialet procedurale te policise i kaluan Prokurorisë Lezhë për kater vepra penale “Goditje për shkak të detyrës”, “Prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve të gjahut sportive”, “Prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve të ftohta”, “Largim nga vendi i aksidentit” dhe “Drejtim i automjeteve në mënyrë të parregullt, në gjendje të dehur”.
Ky nuk është rasti i parë që kryekomunari Zhuba bie në pranga. Ai është arrestuar edhe në shtator të 2014-ës pasi ka ndërtuar pa leje një banesë me sipërfaqe prej 500 metra katrorë përballë shkollës 9-vjeçare të kësaj komunë.
Gjatë kontrollit të ushtruar është rezultuar se kryetari i Komunës së Blinishtit nuk posedonte dokumentacionet përkatëse për ndërtesën, si dhe për murin rrethues në banesën e tij që kishte nisur të ndërtonte. 
Sigal