Kryekomunari Feim Jashallari: Policia dhe prokuroria, asnjë të ndaluar nga keqbërësit

512
Feim Jashallari, kryetari i komunës së Trebinjës që sapo mbylli mandatin, komuna e cila përmbledh dhjetra fshatra të Mokrës së Sipërme që vaditeshin në këtë rezervuar eskluzivisht për gazetën “Telegraf” ka dhënë këtë prononcim.
– Cili është komenti juaj për këtë ngjarie të rëndë?
Unë nuk kam qënë kryetar komune kur u shkatërrua këto dy rezervuarë, njëri me 5 milion m 3 ujë dhe tjetri me 3 milion m 3 ujë, por unë kam ndjerë dhimbjen gjatë kësaj kohe kur dhjetra fshatra të komunës sime si Potkozhani, Kalivaçi, Pevelani, Trebinja, Pleshishti, Zëmça, Hoshteça dhe Selca e Sipërme që ujiteshin nga këto dy rezervuarë i kanë mbajtur sytë nga qielli që t’iu bjerë shi se ju thanë bimët për një pikë ujë. 
Kush mban përgjegjësi për këtë shkatërrim?
– Ky nuk është shkatërrim, por një krim. Kam gjetur një shkresë ku kryetari para ardhës ka bërë një denoncim në prekurori, por nuk di ende ndonjë të arrestuar.
Pse u shkatërruan tubacionet e çelikta që çonin ujin nëpër këto fshatra?
Fillimisht siç më kanë informuar u thyen sifonet, u derdh uji dhe u mor peshku që ishte kultuvuar atje krap dhe ballgjërë. Më pas filloi që të priten tubacionet e trasha me troko që vinin makina nga Pogradeci dhe i merrnin për skrap …Desha të theksoj se e mbaj mend kur janë ndërtuar këto dy rezervuarë të cilat kanë qënë vepra të pesëvjeçarit dhe këto tubo çeliku që shiten për skrap kanë ardhur nga Japonia. Këtë fakt e di mirë se atëherë kam qenë drejtues në SMT (Stacioni i Makinerive dhe Traktorëve).
Çfar bëhet momentalisht me këto rezervuare?
Asgjë, ata janë jashtë funksionit dhe kanë ngelur si dy pellgje me ujë që këtë pranverë nga reshjet e shumta janë mbushur plot, por janë jashtë çdo funksioni. Nuk mund të shfrytëzohet asnjë pikë uji për vaditje prej tyre, pasi është vjedhur për skrap i gjithë tubacioni. Qeveria bën mirë që jep investime për rezervuarë të rinj, por duhet të ruhen këtë ekzistuesit dhe më pas të ndërtohen të tjerë. 
Sigal