Sigal

Bashkia e Tiranës nis mbjelljen me bimësi të lulishteve në zonën e Kombinatit. Kryebashkiaku, Erion Veliaj, premtoi për vitin e ardhshëm, investime në zonën e Astirit. Aksioni për mbjelljen e pemëve ka prekur edhe zonën e Kombinatit. Në zonën “Musine Kokalari”, bashkia e Tiranës nisi mbjelljen me bimësi të lulishteve. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, theksoi se njësia 6 është një nga zonat ku është investuar më shumë, duke përmendur punimet që po kryhen në rrugën kryesore, nga mbikalimi te fabrika e miellit deri në Kombinat. Veliaj: Po mbaron aksi kryesor, kemi mbaruar investimet në Varrezat e Sharrës, kemi bërë rrugën deri në kthesën e Sharrës dhe gjithë “Aleksandrin e Madh”. Do të vazhdojmë me investimin te “Misto Mame”, për të përfunduar këtë vit me këto dy blloqe dhe aksin kryesor të Kombinatit, e pastaj për të vazhduar vitin tjetër në të gjithë zonën e Astirit dhe në të dy krahët e rrugës së Kombinatit. Për këtë bllok janë parashikuar rreth 150 pemë dekorative, për të mundësuar plotësimin me bimësi dekorative.