Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj i jep “Çelësin e Qytetit” këngëtares italiane Giusy Ferreri

520
Sigal

 Gazeta Telegraf/

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i dorëzoi dje pasdite “Çelësin
e Qytetit” këngëtares së njohur italiane, Giusy Ferreri. Në një pritje të
organizuar në Bashkinë e Tiranës, Veliaj i shprehu mirënjohjen këngëtares me
famë ndërkombëtare dhe i dorëzoi një prej simboleve që u jepet miqve të
qytetit. Duke vlerësuar vizitën e Giusy Ferrerit në Tiranë, kryebashkiaku
Veliaj ftoi të gjithë qytetarët që t’i bashkohen festimeve të organizuara nga
Bashkia e Tiranës.

 

“Jam këtu me Giusy Ferrerin në Tiranë dhe mezi presim që të kemi një
koncert fantastik. Në ‘Natën e Bardhë’ do të takohemi të gjithë te sheshi ‘Nënë
Tereza’. Do të fillojmë pak më herët, duke filluar nga ora 18:00, pastaj Giusy
do të jetë aty në orën 21:00. Do të jetë një natë fantastike. Na u bashkoni sot
për një natë fantastike me Giusy Ferrerin dhe grupin e saj”, u shpreh Veliaj.

 

Këngëtarja e njohur italiane Giusy Ferreri falenderoi Kryetarin e Bashkisë
Erion Veliaj për këtë vlerësim, ndërsa tha se ndihet krenare për këtë dhuratë
të mrekullueshme. “Falenderoj shumë kryetarin tuaj bashkiak shumë special. Jam
shumë krenare për këtë dhuratë të mrekullueshme. Ju pres të gjithëve te sheshi
“Nënë Tereza”, ku do të jem në koncert me orkestrën. Ju mirëpres të
gjithëve”, tha Giusy Ferreri.