Kryebashkiaku i Beratit jep alarmin, Nasufi: “Bllokimi i grantit po paralizon punën e bashkisë!”

517
Sigal

Kryetari i Bashkisë së Beratit, Fadil Nasufi ka dhënë alarmin pas ndërhyrjes së Ministrisë së Financave në fondin e bashkisë. “Jemi përballë një paralizimi të plotë të bashkisë pas ndërprerjes së fondit. Qeveria po na detyron që ne të dorëzojmë ujësjellësit, prandaj së shpejti do të mbledhim njësit vendore, Bashkinë e Beratit, Kuçovës, Komunën e Vërtopit dhe Otllakut, për të marrë vendimin e dorëzimit të ujësjellësave. Qeveria është e detyruar me ligje që të subvensionojë energjinë elektrike ashtu si ka vepruar me bashkitë e tjerë. Qeveria po punon me dy standarde, gjë e cila ne si bashki që kemi marrë ujësjellësit po na shkatërron plotësisht me këto veprime arbitrare”, tha në prononcimin e tij publik, Kryebashkiaku Nasufi. Nuk ka lekë për të shlyer rrogat e punëtorëve dhe të administratës. Bashkia nuk ka mundësi financiare për kryerjen e shërbimeve që i takojnë asaj. Ne kemi dy qendra për fëmijët, si qendra “LIRA” dhe konviktin e shkollës, të cilat financohen nga fondi i bashkisë. Këto do të paralizohen dhe do të mbeten pa ushqime dhe rroga e personelit nuk do të merret.