Kryebashkiakja Zamira Rami jep alarmin për gjendje emergjente

859
Kryebashkiakja Zamira Rami jep alarmin për gjendje emergjente në Gjirokastër.
Kryetaja e Bashkisë, përballë situatës apokaliptike në mënyrë alarmante kërkon shpalljen e “gjendjes emergjente”.
Rreshjet e fundit shkaktuan përsëri dëme dhe rreziqe të reja në këtë qytet ku telashjet nuk kanë të sosur.
Një tetëkatësh poshtë një rruge është mbuluar nga dherat, tre objekte banimi sipër rrezikojnë të shemben, ndërsa rruga është shembur.
Sidoqoftë situata aktuale paraqitet e tillë.
Sigal

Kryebashkiakja Zamira Rami jep alarmin për gjendje emergjente

Sipas informacioneve 24 familje janë evakuuar nga bashkia pasi apartamentet e tyre u mbuluan nga dherat.
Janë evakuuar edhe tre familje të tjera banesat e të cilëve ndodhen sipër rrugës së këputur të kërcënuara për shembje.
Kryebashkiakja Zamira Rami tepër e shqetësuar për situatën që përditë bëhët më e komplikuar u shpreh për Lajm-Shqip:
“Situata e rrëshqitjeve në Kodër të Shtufit përbën një situatë e re.
Kjo shton problematikën dhe rrezikun për jetën e banorëve ne nje territor me te gjerë.
Krahas problemeve egzistuese në disa zona të tjera, jeta e banorëve të qytetit është përherë e më e rrezikuar.
Kjo situatë e jashtëzakonshme kërkon domosdoshmërisht shpalljen e “gjendjes emergjente”.
Kjo pasi duhen gjetur zgjidhjet emergjente dhe përfundimtare teknike dhe financiare”.
Banorët e zonave të kërcënuar nga rrëshqitjet e tokës mbetën në gjendje frike dhe paniku.
Dëmtimet në “Kodrën e Shtufit”, sipas saj janë vetëm një pjesë e dëmeve dhe rreziqeve ne qytet.
Ndërsa shkaku i situatës se demeve nuk është vetëm natyror.
Dëme dhe rreziqe të njëjta ka edhe në lagjet Puntori, Çfakë, Manalat, Granicë. Kjo katastrofë krahas përmasave natyrore ka edhe përgjegjësit njerëzore.
Zbulohen kështu për herë të parë dhe plotësisht batërdia që është bërë me lejet e ndërtimit.
Shumica e tyre “me leje” por jashtë normave dhe kritereve ligjore e urbanistike.
Ndërtimet e reja përfund zonës historike janë simboli i abuzimit me ligjet e natyrës duke zaptuar me ndërtime çdo pëllëmbë toke.
Në këto zona është ndërtuar “me leje” por duke shpërfillur studimet gjeologjike dhe kriteret e përcaktuar nga ligjet urbanistike.
“Bumi” i ndërtimeve të pas 1990-s është katastrofik dhe në rrethana të rreshjeve “hilet” e ishkryebashkiakëve të mëparshëm zbulohen lehtësisht.
Ekspertët e Bashkisë dhe gjeologët nga Tirana kanë vlerësuar gjendjen tepër të rrezikshme dhe rekomanduan strehim të përkohshëm të banorëve.
Strehimi i përkohshëm i tyre do të bëhet në konviktin e shkollës ‘Pandeli Sotiri’, por kjo nuk mund të jetë një zgjidhje afatgjatë.
Duke argumentuar nevojën e shpalljes së “gjëndjes emergjete” nga qeveria, zonja Rami në të situatë të vështirë për banorët ka theksuar:
“Përballemi me zemërimin e natyrës për atë që i kemi bërë asaj në gjithë këto vite.
Kjo është një histori që qytetarët më siguri do tja kërkojnë përgjegjësitë institucioneve të hetimit dhe gjykimit.
Bashkisë aktuale Gjirokastër i takon fati i keq të menaxhojë një situatë përgjegjësia e së cilës i takon një periudhe tjetër.
Në kushtet me kapacitete të kufizuara teknike dhe financiare për të përballuar këto situate të jashtëzakonshme është e llogjikshme që të kërkojmë prezencën e shtetit”.