Krujë, makina aksidenton për vdekje kalimtarin

464
Një aksident me pasojë vdekjen u regjistrua në Krujë. Ngjarja ndodhi rreth orës 02:00, në aksin rrugor Fushë-Krujë- Krujë. Burime nga policia bënë me dije se një automjet ka aksidentuar për vdekje 54-vjeçarin me inicialet Q.P, banues në Dibër.

Sigal

Të njëjtat burime theksuan se mjeti ‘BMW X5’ me targa AA 090 GU drejtohej nga Lulëzim Kane, 42 vjeç. Sakaq, drejtuesi i mjetit është shoqëruar në polici.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar Efektivat e Policisë, të cilët po punojnë për zbardhjen e plotë të saj.