Krujë/ Asgjësohen 5 255 bimë narkotike, arrestohet 55 vjeçari

506
Policia e Krujës ka finalizuar me sukses operacionin antikanabis të koduar “Larushk 2015”, ku si rrjedhojë është bërë i mundur asgjësimi i rreth 5 255 bimë narkotike të dyshuar të llojit Cannabis Sattiva. Burime nga policia bëjnë të ditur se në pranga është vënë shtetasi Isuf Tema, 55 vjeç,banues në Krujë, pasi rezultoi se Canabis ishte mbjellë në brendësi të banesës në ndërtim, në pronësi të këtij shtetasi. 
Pas kontrollit nga efektivët e policisë në pronën e tij, në fshatin Larushk u gjetën, rreth 5 255 bimë narkotike, nga të cilat 1 115 bimë ishin të mbjellë në kubik. Bimët u asgjësuan në vend me anë të djegies dhe një pjesë e tyre u morën në cilësinë e provës materiale. 
Gjithashtu, është bërë shpallja në kërkim dhe po punohet për kapjen e shtetasve të mëposhtëm A.T. 26 vjeç dhe Y.T. 32 vjeç, banues në Krujë, pasi në momentin që kanë diktuar Efektivat e Policisë ,pranë parcelës ku ishin të kultivuara bimët narkotike kanë hedhur një armë zjarri automatike ,model 56 të kalibrit 7.62 mm dhe një armë zjarri , tip pistoletë model 54, kalibri 7.62 mm. 
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Krujë për veprime të mëtejshme për veprën penale të ”Kultivimi i bimëve narkotike kryer në bashkëpunim ” dhe “Mbajtjes pa leje të armëve dhe municioneve luftarake”.
Sigal