Krujë, asgjësohen 3541 rrënjë hashashi, poseduesi në pranga

501
Policia e Krujës ka asgjësuar sot 3541 bimë narkotike, ndërsa ka rënë në pranga poseduesi i tyre. Në kuadër të operacionit “Shelqet 2015”, u bë e mundur arrestimi në flagrancë i Shaqir Krojt, banues në Krujë.
Burime nga policia lokale bënë me dije se gjatë kontrollit të ushtruar, 55-vjeçari u kap duke kultivuar hashash. 
Bimët u asgjësuan në vend me anë të djegies dhe 10 prej tyre u morën në cilësinë e provës materiale. Materialet i kaluan Prokurorisë së këtij rrethi për veprime të mëtejshme për veprën penale të “Kultivimi i bimëve narkotike”.
Sigal