Krujë/ Asgjësohen 1 370 rrënjë bimë Canabis, pranga 21 vjeçarit

538
Në vazhdimësinë e aksioneve për luftën kundër kultivimit të bimëve narkotike, policia e Krujës në sajë të një operacioni të koduar “Krastë 2015”, ka bërë të mundur asgjësimin e 1 370 rrënjë bimë narkotike.
Burime nga policia bëjnë të ditur se kanë arrestuar në flagrancë shtetasin Emirjan Voga, 21 vjeç, banues në Krujë. Arrestimi i tij, u bë i mundur pasi nga një kontroll në pronën e tij iu gjetën, 11 parcela të mbjella me rreth 1 370 bimë narkotike të dyshuar të llojit Canabis Sativa të cilat arrinin në lartësinë 20-50 cm. 
Bimët u asgjësuan në vend me anë të djegies. Në cilësinë e provës materiale u morën edhe dy armë zjarri automatike, model 56 të kalibrit 7.62 mm, pesë krehëra automatiku dhe 121 fishekë të kalibrit 7.62 mm. 
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Krujë për veprime të mëtejshme për veprat penale të “Kultivimit të bimëve narkotike”dhe “Mbajtjes pa leje të armëve dhe municioneve luftarake”.
Sigal