Krujë – Arrestohen në flagrancë 11 persona, kultivonin kanabis sativa

556
Sigal

 


 Një sasi prej 1.3 ton drogë e llojit kanabis sativa është sekuestruar nga policia në zonën e Krujës, duke arrestuar në flagrancë 11 persona.


Lajmi i publikuar fillimisht mbrëmjen e shkuar, ku u tha
se janë sekuestruar 1 ton, konfirmohet zyrtarisht nga Policia e Durrësit, duke
sqaruar se janë sekuestruar 1.3 ton.

Operacioni u organizua nga Prokuroria e Krimeve të Rënda
dhe Policia e Shtetit duke sekuestruar një nga sasitë më të mëdha të drogës
muajt e fundit.

Magazinat – Baza e
lëndës narkotike ishte në fshatin Derven të Krujës, e sistemuar në dy ambiente
të posaçme për tharjen e lëndës narkotike.

“Ambientet ishin një magazinë dhe një banesë e pabanuar, në
brendësi të të cilave u gjetën bimë narkotike të thara, në proces tharje dhe
një pjesë e përgatitur për shitje”,
 sqaron policia.

Arrestimet – Policia
thotë se ka arrestuar në flagrancë 11 persona, për të cilët nuk sqaron se çfarë
roli kishin në këtë proces, ishin punëtorë apo kultivues.


Të arrestuarit janë:


-Erjon Vathi, 27 vjeç, banues në Derven, Krujë;
-Ferit Sula  45 vjeç   lindur në Burrel;
-Ali Kuçi 19 vjeç, banues në Milot;
-E.N. 16 vjeç, banues në Derven, Krujë;
-Besmir Vathi 18 vjeç, banues në Derven, Krujë;
-Erald Bardhoku 29 vjeç, banues në Derven Krujë;
-Kujtim (Valentin)  Rexhepi (Smykalova)48 vjeç, banues në Fushë- Krujë;
-Gazmir Gjokea  29 vjeç, banues në Derven  Krujë;
-Nilson Gega 26 vjeç, banues në Derven, Krujë;
-Gjovalin Gjokea 47 vjeç, banues në Derven, Krujë;
-Aurel Gjokeja 22 vjeç, banues në Derven, Krujë.

Armët e sekuestruara- Përveç sasisë të madhe të drogës, policia ka sekuestruar
edhe armë. Gjatë aksionit, janë gjetur 2 armë zjarri pistoletë, tip Makarovë, 1
armë zjarri tip TT; 2 armë zjarri automatik; 130 fishekë automatiku dhe 11
pistolete.

Makinat e sekuestruara – Policia sqaron gjithashtu se ka sekuestruar edhe
automjete të ndryshme që nga makinat e deri tek kamionçinat. Më konkretisht,
është sekuestruar një makinë luksoze Audi – Q , një kamionçinë, një furgon, një
mjet tip Sharon, një makinë Ford Fokus, një autoveturë tip BMW, telefona
celularë.

Materialet i kaluan për veprime të mëtejshme Prokurorisë
për Krimet e Rënda Tiranë.