Kroacia leksion Shqipërisë: Pastroni bregdetin, ne na kushtoi shumë për negociatat

633
Ministrja e Jashtme e Koracisë Marija Pejçinoviç Buriç kërkoi nga Shqipëria që të kujdesen më shumë për bredetin shqiptar. Ajo tha që duhet ti kushtohet më shumë vëmendje pastrimit të ujit.
Duke dhënë shembullin e vendit të saj, Marija Pejçinoviç Buriç tha se kur filluan negociatat me BE kjo fushë ishte pjesa më e gjatë që u desh që Kroacia të përmbushte të gjitha kërkesat gjatë periudhës tranzitore.
“Shqipëria ka një potencial shumë të mirë. Ministri i Turizmit ishte në takimet tona dhe besoj se sëbashku mund të punojmë dhe të shfrytëzojmë potencialin që vjen nga tregjet. Ne besojmë që lidhja do të ndihmojë që ne të zhvillojmë bashkëpunimin në këtë fushë. 
Në fakt projekti që sapo firmosëm do të kryhet me UNDP në Shqipëri., Ka për qëllim që të shënojë disa objektiva, së pari që të ndihmonë në mbrojtjen e ambientet në fushën e detarisë. Sepse herë pas here vihet re që ka ndotje të zonës së detit nga jugu në brigjet e Kroacisë. Ajo që është avantazhi ynë në lidhje në industrinë e turizmit është pastërtia e ambienteve, plazheve tona dhe duam ta ruajmë këtë gjë. Menaxhimi i ndotjes dhe mbrojtja e ambientit është një zonë ku ndoshta për momentin shoqëria shqiptarë nuk është shumë e fokusuar.
Do tju siguroja se kur ne filluam negociatat kjo fushë ishte pjesa më e gjatë që na u desh që Kroacia të përmbushte të gjitha kërkesat gjatë periudhës tranzitore. Për mbrojtjen e ujit ku ne bëmë shumë investime, edhe jemi aktiv në Shqipëri nëpërmjet një projekti në këtë fushë, ose do të ndihmojmë për të prekur këtë fushë dhe mbrojtja e ujit ka nevojë për inevstime të mëdha. Sa më shpejt të punoni në këtë fushë aq më shpejt do jeni të gatshëm. Është avantazh për të gjithë, jo vetëm uji i pastër, por i jep edhe një shtysë pozitive industrisë së turizmit”, tha Marija Pejçinoviç Buriç.
Sigal