Kriza/ Shehu ironi: Operacioni doli me sukses, por pacienti vdiq

127

Duke ilustruar mbreme “suksesin” e reformes ne drejtesi, kur Gjykata Kushtetuese nuk ekziston prej kohesh, Gjykata e Larte e mbyllur tashme, Gjykatat e Apelit rrezikohen seriozisht e Gjykata e Shkalles se Pare ne amulli te plote, pra i gjithe sistemi i drejtesise……

Ndërsa diskutohej për ecurinë e reformës në drejtësi dhe krizën që ka kapluar vendin, ish-deputeti i PD-së, Tritan Shehu në studion e emisionit “Dritare me Rudinën”  tha se drejtësia në këtë vend ka mbaruar.

Për të ilustruar këtë, përmes ironisë, Shehu u shpreh: “Operacioni doli me sukses, por pacienti vdiq”. Kjo shprehje e mishëron më së miri. Sistemi i drejtësisë në këtë vend ka mbaruar sepse e tillë është situata. Ke 2 vjet pa Gjykatë Kushtetuese. U mbyll edhe Gjykata e Lartë. Asnjë ditë një shtet demokratik s’mund të ngelet pa Gjykatë Kushtetuese dhe të Lartë. Ne e kishim parashikuar të ndodhte kështu, se ishin ata që donin të ndodhte kështu”,- vijoi Shehu.

Aleksandër Cipa: Ne jemi vendi që e kemi zgërlaqur kushtetutën. Të dy palët i keni katandisur në këto gjendje institucionet. Ju jeni gati të negocioni gjithë politikën për një marrëveshje.