Krimi sindikalist/ Punonjësit reagojnë: Hajdutët e pronave të sindikatave, të sekuestrohen e të shkojnë në pranga

628
Sigal

 

Përparim HALILI

 

Në bazë të ligjit, sindikatat shqiptare i
kanë marrë pronat në përdorim deri më 2020. Pas kësaj do detyrohen t’ia kthejnë
shtetit, i cili vendos nëse do të shiten pas vitit 2020, vlerë që sipas ekspertëve
të tregut të pasurive të paluajtshme, arrin në 2.6 miliardë dollarë. Por…
pjesa më e madhe e këtyre pronave që shkon në 80%, janë shitur nga krerët e
sindikatave në mënyrë abuzive dhe mbi ato prona janë ndërtuar pallate, biznese,
resorte e vila private, ku gjoja sindikata është futur aksionere dhe ka marrë
përqindje financiare e objekte. Kjo është një skemë korruptive që vazhdon prej
24 vitesh prej krerëve batakçinj e llum moral të sindikatave, ndaj dhe
ndëshkimi duhet të filloj nga ish-krerët dhe krerët aktualë trashëgimtarë hajdutë
të sindikatave (sindi-kakave) shqiptare, të cilët nuk po hapin letrat e këtyre
abuzimeve, mbasi janë pjesë bashkëpunuese e përfituese e këtij krimi ekonomik e
financiar që është bërë dhe po bëhet me pjesën e mbetur të pronave të
sindikatave. Në zbatim të ligjit të “Veting”-ut, ka një detyrim: Hipotekuesit
dhe noterët që kanë bërë veprimet e tjetërsimit me shitje-blerje të pronave të
sindikatave, duhet të verifikohen, të evidentohen, publikohen e të shkojnë
përpara ligjit, me përcaktimin: Sekuestro dhe burg për të gjithë banditët ish-kryetarë
sindikatash, kryetarë aktual sindikatash, avokatë, noterë, komisionerë kthimi e
kompensimi pronash, kryebashkiakë, topografë, zyrtarë kadastrash e arkivash që
kanë “qepur” letrat e paligjshme të këtyre pronave, nëpërmjet të cilave janë
zhdukur e kanë kthyer në pasuri personale pasuritë kombëtare, që janë ndërtuar
e financiar me gjakun e punonjësve shqiptarë, kësaj sakrifice kombëtare me të
cilën tallen e pasurohen me vjedhje kriminale horrat dhe vemjet e pështira ish-spiunë
të sigurimit të shteti dhe ish-fëmijë të drejtuesve komunistë të dalë boje edhe
si imoralë, që u vendosën në vitin 1991 në krye të sindikatave, që u përzunë
prej luftës brenda llojit dhe që u ricikluan e mbahen ndyrësisht në krye të
tyre në konvertim të shërbimeve të pista që kryejnë si këpusha brenda “shalëve
të qelbura” të partive politike…

 

Sindikatat braktisin kërkesat e punonjësve, përleshen mes tyre dhe i
lëpihen shtetit për pronat

 

Sindikatat në Shqipëri nuk ekzistojnë më si
veprim. Ato figurojnë në letra gjykatash si shoqata me kryetar të regjistruar
përjetësisht me mandate të plaçkitur me vota tip e lloj “biletë telebingoje”,
përdorur si bixhoz në kongrese “mejhane” me çeta e grupe private e pirate! Ka
një fakt: Sindikatat në Shqipëri janë një nevojë emergjente si forcë për
veprim, por ato nuk veprojnë, nuk flasin asnjë fjalë. Edhe kur flasin, ato hapin
gojën me urdhër të partive politike, të cilave u shërbejnë si “oturakë” majtas
e djathtas! Sindikatat që duhej të bënin namin, po bëjnë “nani-nani”, ndërkohë
që shqiptarët po përballen prej 26 vitesh me kriza social-ekonomike, me
papunësi e mjerim ekstrem, me ekonomi të zhdukur totalisht, me drejtësi të kapur
prej krimit, me arsim të degraduar, me mjekësi të zhytur në korrupsion, me
ilaçe të skaduara, me energji elektrike, ushqime e transport me çmime 10 herë
më të larta se në Europë, me shërbime publike të plaçkitura prej ministrave,
bandave të mafies ekonomike financiare, prej shtetarëve e politikanëve të çdo
krahu në çdo rotacion pushtetesh e ortakëri mes tyre. Qëndrimin e tyre,
sindikatat e katandisën deri në atë derexhe si grupime, deri në atë turp e
inekzistencë sa nuk i përfill më shoqëria e madje edhe vetë punonjësit, të
cilëve kur u përmend emrin “sindikatë” u vjen “për të vjell”, nisin e tallen
gjithë neveri për ata që i kanë uzurpuar dhe i kanë kthyer në manekinë të
politikës. Shteti u ka “kyçur” derën sindikatave, mbasi kuptoi që “çifligarët”
e tyre lëpiheshin e lëpihen neveritshëm e pa asnjë skrupull pas “bishtit” të
partive politike e qeverive të tyre për “kocka” privilegjesh për familjarët e
tyre. U lëpiheshin e u lëpihen pushteteve politike si “langua”, për t’i
shpëtuar drejtësisë për krimin e vjedhjes dhe shkatërrimit të pronave të
sindikatave. sindikatat nuk kanë “kohë” e ‘fuqi” të merren me papunësinë, me
varfërinë dhe me shqetësimet e punonjësve, mbasi nuk i shikoj ë këto halle
punonjësish, sepse vazhdojnë të “notojnë” në pasuri e llogari bankare të
shumta, të siguruara prej qirave të objekteve dhe shitjeve mafioze që u bën
këtyre pasurive gjigante, të dhëna për shërbime social-ekonomike-kulturore për
punonjësit, anëtarë të sindikatave.
Ajo që i mungon sot
shoqërisë shqiptare është edhe lëvizja sindikale, jo si numër, jo si emra
kryetarësh, por si veprim. Sindikata ka e madje të shumta në numër. Pse nuk
janë veprim sindikatat? Pse nuk po e dëgjojmë më zërin e tyre? Punonjësit kanë
mbetur pa mbështetjen dhe mbrojtjen sindikale, ata janë braktisur deri në
shpërfillje nga kupolat drejtuese sindikale. Në përleshje çakejsh e hienash për
pronat, sindikatat janë bërë “copa-copa” deri edhe në konflikte fizike brenda e
mes njëra-tjetrës për vula, për zyra, për lista fiktive, anëtarësh, për zona
dominimi e përfaqësimi nëpër institucione, ndërmarrje, njësi shërbimi e firma
private. Punonjësit shqiptarë, i njohin mirë individët që drejtojnë këto “çeta
sindikale” dhe i kanë shkëputur përfundimisht raportet me ta, megjithëse këta
individë të vetmuar vazhdojnë ta quajnë veten “sindikata”. Megjithëse vazhdojnë
të tundin klubeve e kioskave vula dhe akte themelimi. Në Shqipëri, nëse janë dy
zyra-sindikata të me emrat  BSPSH e KSSH.
Këto lloj “sindikata-tabela” të “ngujuara” nëpër garsoniere e bodrume pallatesh
dhe që ekzistojnë vetëm në dosjet e gjykatave, kanë humbur përfundimisht
përfaqësimin e tyre në masën e punonjësve. Këto vërtetë kanë vulat e këtyre
sindikatave por nuk mund të bëhen dot faktor, mbasi e kanë humbur
personalitetin duke u tjetërsuar ne kukulla politike.

Ja disa nga reagimet e ardhura në gazetën “Telegraf”


Tritan Kalo 

 

“Heroi i “sin-mëkat”+”di=të+kat=mace”, pra një mëkat
i “maces së zezë” të lëvizjes sindikaliste dhe një “këpucë-fshirës
shembullor” i atyre që i vunë flakën ekonomisë dhe pronës sonë të përbashkët…

 

Bajram Sallaku Që në vitin
2000 e ka këtë emërtim ky objekt.

 

Qemal
Lame
 Prona e popullit, prona publike duhet të nderohet, të
mbrohet dhe të mos tjetërsohet për interesa vetjake.

 

Fejzi
Murati
 Kush do i fusë ne burg këta mostra, kur vet pushtetarët e ndanë
pronën në dy sindikata dhe i lejuan t’i shisnin dhe t’i blinin me pesë lekë për
veten e vet. Tashmë, pronave të BSPSH nuk u dihet nami e nishani. Kanë shpëtuar,
( me sa di unë) vetëm ato të Konfederatës se sindikateve.



 

Fatmir Shehu 

 

Djersa , pse jo dhe gjaku i shqiptarëve
e një periudhe gati pesëdhjetë vjeçare është vjedhur . Vjedhje do të thotë të
marrësh atë që nuk e ke prodhuar nga djersa jote dmth të marrësh vetëm punën e
paguar dhe as gjë me tepër. Duhet bërë një skaner i
 plotë dhe të jepet përgjigje kontabël
se ku shkoi prona e inventarizuar e vitit 1990. Ajo u shpërnda siç shpërndante
perandoria otomane tokat dhe gjithë pasurinë e vendit për shërbëtorët e saj. Nëse
ka a po do ketë drejtësi të drejtë duhet të bëjë qilizem duke filluar nga
hajdutet e fillimit të përmbysjes së sistemit që ishin më të pa ngopurit dhe
gjetën shesh dhe bënë përshesh e deri në ditët e sotme. Nëse këtij sistemi do i
vihet emri demokratik duhet të bëjë me themel gjithë reformat demokratike
sidomos reformën qe ” haku dhe prona të venë tek i zoti” dhe jo të
lihet në këtë gjendje siç është, sepse do shkaktojë shume pasoja. Nëse ka burrë
shteti, shteti demokratik kërkon në mënyrë të prerë dhe pa kompromis këtë
reformë fondamentale Enver Hoxha fill mbas lufte nxori një ligj ” për
fitimet e luftës” dhe ua mori fitimet e pa merituara deri në qindarkën e
fundit. Fillimi i çdo sistemi shoqëror ka të bëjë me raportet që ai ka me pronën.
Kjo është alfa dhe omega e çdo sistemi .

 

Perparim
Laho
 Ke shumë të drejte po kush do ta vendosë drejtësinë, nuk
janë vetëm shtepitë e pushimit, po hidrocentralet që i kane shitur për hiç, po
uzinat mekanike që u shkatërruan u vodhën e ia dhanë turkut për skrap dhe ai shfrytëzoi dhe
metalurgjikun për pasurimin e tij sikur ne kishim pak inxhiniere e specialistë
qe mund të kishin punuar dhe ato para të rinin brenda vendit, le të ishte
pasuruar kushdo shqiptar.

 

Raimonda
Moisiu
 Korrupsion mafioz!

 

Vladimir Bizhga kjo histori
e turpshme dhe tragjike duhet ta marrë fund. Këtë që i kanë bërë këta krimba Shqipërisë
dhe kombit asnjë pushtues s’ia ka bërë. A, nuk po shikojmë humnerën që i është
hapur Shqipërisë. Merni masa, po kush t’i marrë. Pa faj nuk është edhe klasa
punëtore, se kur qe nevoja bënë lëmsh Shqipërinë dhe pushtetin ua dorëzuan
zaberhanëve.

 

Robert
Qafzezi
 BURG!!!

 

Zace
Islami
 Ç’a thoni more njerëz, po pse kot i ka shërbyer Gëzim
Kalaja qeverisë?

 

Kim
Kalaja Zita
 ky quhet korrupsion në emër të punëtorëve …turp …,

 

Imir
Cela
 PO LEVIZNI JEPUNI SHUPLAKË KËTYRE PASHALLARËVE QË KANË DALË
NGA HIÇI DHE U KAMËN ME DJERSËN E PUNËTORËVE…