Krimi mjedisor, Koka: Ligji i paamenduar që prej 1995

560
Sigal

KOKA: Kodi Penal , për krimet mjedisore i
pandryshuar në 20 vitet e fundit, zhvillimet e vrullshme në vend, domosdoshmëri
amendimet përkatëse në këtë Kod

KOKA: Vakumi ligjor në Kodin penal,
Kapitulli i Mjedisit sjell vështirësi për insitucionet tona ligjzbatuese

KOKA: Apel Krerëve të Bashkisë të dalin përtej
ambicies politike të një mandati 4 vjeçar dhe të marrin angazhim serioz ndaj
aseti të rëndësishëm ekonomik sic janë pyjet

Borchardt: Ministri Koka dhe ekipi i tij i
janë përkushtuar këto vite mjedisit dhe shënuar rezultatet e para në qeverisjen
mjedisore

Borchardt: Krimi mjedisor kërcënon burimet
natyrore të Shqipërisë është pengesë në rrugën e saj drejt një ekonomie
eficente

 

U mbajt sot takimi,  në kuadër të punës 2 vjeçare që po zhvillohet
nga ana e Ministrisë së Mjedisit për amendimet e Kodit Penal të Republikës
së Shqipërisë, Kapitulli IV për Veprat Penale ndaj Mjedisit mbështetur nga
prezenca e OSBE-së në Tiranë.

I pranishëm në këtë aktivitet, Ministri i
Mjedisit, Z. Lefter Koka, tha – :” Kapitulli 4, në kodin penal për veprat
penale ndaj mjedisit, nuk është i amenduar qysh në Janar 1995. Ndërkohë që në
20 vite zhvillime të vrullshme,  dora e
njeriut në vendin tonë ka punuar në dëm të natyrës dhe të Mjedisit.”

Ministri Koka theksoi angazhimin serioz të
bërë në mbrojtjen e mjedisit në këto 3 vite në disa drejtime duke filluar nga
rritja e ndërgjegjësimit të qytetarëve dhe opinionit publik e deri në zbatimin
rigoroz të ligjit nga insitucionet ligjzbatuese në varësi të Ministrisë me
synimin rritjen e cilësisë së jetës qytetarëve shqiptare dhe trashëgiminë
brezave të ardhshëm të një mjedisi të sigurt e të shëndetshëm.  Duke e cilësuar vafërinë si armikun kryesor të
mjedisit, ai  theksoi se niveli i ulët ekonomik dhe varfëria janë  faktorë nxitës të fenomenit të dëmtimit të
mjedisit dhe natyrës, dhe parandalimi e mbrojtja nga krimi mjedisori është
domosodshmëri, për mos të varfëruar edhe më shumë shoqëinë, duke duke mbetur
tërësisht pa burimet natyrore që vendi ka trashëguar

Më tej Ministri Koka theksoi se- : “Njehsimi dhe përafrimi me
legjislacionin e BE –së është një rrugë jo e vështirë, ne në mjedis kemi ecur
me ritme të shpejta, por  zbatimi dhe
implementimi i tij janë vështirësia kryesore sot në Shqipëri.  Çdo institucion ligjzbatues e ka të vështirë
të kryejë punën  me kuadrin ligjor ku
ka  ende vakum në këtë drejtim.
Konkretisht Inspektoriati Shtetëror i Mjedisit e Pyjeve e ndjen më shumë vakumin
ligjor  për krimet mjedisore në kodin
penal aktual”. Ai nënvizoi faktin se shkeljet e
ligjit të mjedisit dhe efektet e tyre përbëjnë një kërcënim serioz për
shëndetin publik dhe mjedisin, ekonominë e vendit dhe qytetarët.

 

Duke iu referuar situatës së menaxhimit dhe
administrimit të pyjeve nga bashkitë në vend, ministri Koka bëri një apel për të
gjithë kryetarët e bashkive: – “Fatkeqësisht Kryetarët e Bashkive ende nuk janë
angazhuar sic duhet për asetin e vyer ekonomik që kanë në pronësi,  pyjet. I bëj apel kryebashkiakëve të  dalin përtej ambicies politike të një mandati
dhe të kontribuojnë në menaxhimin e pyjeve në të mirë të qytetarëve që i kanë
votuar”

Nga ana e tij  Z. Bernd Borchardt, Kryetar i Prezencës së
OSBE-së  në Shqipëri shprehu konsideratën
e tij për punën e bërë deri tani në sektorin e mjedisit.  “Një sektor të cilit Ministri Koka dhe ekipi
i tij i janë përkushtuar këto vite dke shënuar rezultatet e para në qeverisjen
mjedisore” – tha z. Borchardt duke theksuar se prezenca e OSBE në Shqipëri,
vlerëson se zhvillimi i qëndrueshëm mjedisor është kyç për sigurinë dhe stabitilitetin
afatgjatë në nivel vendor, kombëtar dhe rajonal.

Duke u ndalur në problematikat e vendit
tonë Z. Borchardt tha se – :”Krimi mjedisor kërcënon burimet natyrore të
Shqipërisë dhe është pengesë në rrugën e saj drejt një ekonomie eficente e punësim
të sigurtë”. Ai vijoi duke nënvizuar se OSCE  është plotësisht e angazhuar që ta asistojë
Grupin Ndërinstitucional kundër Krimit Mjedisor për mbrojtjen dhe përmirësimin
e gjendjes mjedisore.

 

Më tej kreu i AKM z. Julian Beqiri prezantoi punën 1 vjeçare të bërë nga
grupi ndërinstiucional ngritur me 12 institucione shtetërore (ISHMP, AKZM,
AKM,  Policia Shtetit, Doganat etj)
mbështetur nga prezenca e OSCE në Shqipëri.

 

Ministria
e Mjedisit prej vitit 2015 është duke punuar për amendimet e Kodit Penal për përgatitjen
e një Pakete të Krimit Mjedisor, në bashkëpunim të ngushtë me ekspertë vendas
dhe ekspertë dhe konsulencë të huaj, si dhe aktorë kryesorë të përfshirë në këtë
proçes. Synohet që brenda vitit 2016 paketa e krimit mjedisor me amendimet e
plota, të dorëzohet pranë Ministrisë së Drejtësisë e cila do të bëjë mendimet
përkatëse e do të ndjekë rrugën insitucionale për mendimet respektive deri në
fazen finale të miratimit