Krimi makabër, me Dritën u abuzua dhe më pas e mbytën

968
Sigal

Në dosjen e prokurorisë për vrasjen e 51-vjeçares, Drita Saliajti, thuhet se autori kryesor i krimit është Ervis Zotaj, 26-vjeç nga fshati Gjerbes. Ai është ndaluar pasi dyshohet se ka kryer vepren penale te “vrasja me paramendim”, e kryer ne bashkepunim. Ndërsa dy të akuzuarit e tjerë janë Sindi Shehaj, 16-vjeç dhe dhe Luis Saliaj. Sipas medias “Abc News“, në dosjen e prokurorisë thuhet se 3 autorët kanë shkuar në shtëpinë e Drita Saliajt për të blerë hashash. Aty ka patur një debat për çmimin e drogës. I pandehuri Luis Shehaj ka rrëfyer se “Ervis Zotaj i ka hequr me dhune pantallonat Dritës e pas kësaj ka kryer marrdhënie seksuale me të”.

Pjesë nga dosja hetimore:

Ne daten 04.01.2020, rreth ores 22:30, e ka telefonuar Luis Saliaj, e i ka thene qe te shkonte ne Gjerbes ta takonte pasi ashtu e kishte punen. Ne keto rrethana eshte nisur me makinen e tij e ka shkuar tek Luisi, ku jane takuar ne afersi te baneses se ketij te fundit. Ne bisede e siper i ka thene te linte aty makinen e tij e te merrte ate te Ervis Zotaj, pasi do te shkonin te merrnin hashash tek shtepia e Drita Saliajt. Pas kesaj kane shkuar tek banesa e kesaj te fundit, ku sipas tij, Luisi i ka thene qe te mos hynte brenda pasi kishte pak pune. Ka pritur jashte nderkohe qe Ervin Zotaj e Luis Saliaj, kane qene brenda duke pire kafe me shtetasen Drita Saliaj. Pas rreth 20 minutash e ka thirrur Luisi, e eshte futur brenda, ku Drita i ka dhene nje gote raki.

Gjate kohes qe po pinte goten e rakise Luisi, eshte ngritur me pretendimin se do shkonte ne tualet por ne te vertete eshte futur ne dhomen tjeter, e ka dale prej andej me nje pako hashash. Kete te fundit e ka lene tek pragu i deres e eshte futur perseri ne kuzhine. Pas kesaj Luisi ka kerkuar qe hashashin ta blinte me 50 Euro, ndersa Drita thoshte me 200 Euro. Nderkohe Luisi i ka thene qe te dilte jashte e ta priste tek makina.

Kur ka dale jashte ka degjuar te bertiturat e Drites. Eshte afruar tek dritarja dhe ka pare qe Ervisi i ka hequr me dhune pantallonat Drites e pas kesaj ka kryer marrdhenie seksuale me te. Nderkohe qe Ervisi kryente marrdhenie seksuale, Luisi ka dale jashte ku ka gjetur dy litare me te cilet e kane lidhur Driten. Pas kesaj Ervisi dhe Luisi i kane futur ne goje nje shall dhe e kane nxjerre jashte duke e mbajtur ne krahe dhe e kane çuar tek makina e Ervisit.

Makinen e ka drejtuar ai, e Ervisi ka qendruar me Driten ne sediljen e pasme, ndersa Luisi ne sedijen e pare te pasagjerit. Pasi jane nisur Luisi i ka thene te ecte shpejte ne drejtim te rezervuarit. Rreth ores 03:00, te dates 05.01.2020, kane mbëritur tek rezervuari, ku Luisi dhe Ervisi e kane zbritur nga makina dhe e kane hedhur menjehere ne uje. Pas kesaj jane kthyer ne Gjerbes ku ka marre makinen e tij dhe eshte larguar per ne banesen e vet, ndersa Ervisi e Luisi kane shkuar perseri tek banesa e Drita Saliaj.