Krimet e Rënda lënë burg prokurorin, Giu: “Nuk i kam marrë para askujt”

498
Krimet e Rënda lënë në burg prokurorin e Krujës Haxhi Giu të arrestuar 3 ditë më parë nën akuzën e korrupsionit në rradhët e gjyqësorit. Gjykata e Krimeve të Rënda pa dhënë asnjë argument nuk lejoi kamerat të ndiqnin seancën, ndërsa burime për Shqiptarja.com bënë me dije se prokurori Giu ka kundërshtuar arrestin duke deklaruar se ndaj tij nuk ka asnjë provë. 
Arrest me burg u vendos dhe për Aleks Shporin të arrestuar në të njëjtin procedim penal me prokurorin. Shpori rezulton nga hetimet se ka korruptuar prokurorin Giu duke i dhënë 29 mijë euro me premtimin se do t’i ndryshohej akuza për të vëllanë e tij të burgosur Paulin Shpori.
Burime për Shqiptarja.com thanë se seanca gjyqësore është shoqëruar me debate edhe sa i përket mënyrë së arrestimit të prokurorit Giu, pasi sipas Gjykatës oficerët gjyqësorë duhet të ekzekutonin vendimin e gjykatës dhe jo patrullat “Shqiponja”.
Gjykata e Krimeve Rënda ka kërkuar që Giu të mbahet në një ambient të veçantë, jo me të paraburgosurit e tjerë. Kjo për shkak të statusit të tij si prokuror dhe prezumimit të pafajësisë. 
Sigal