Kreu i Shtetit, Bujar Nishani pret presidenten e Maltës

541
Presidenti i Republikës, Bujar Nishani i uroi sot në një ceremoni zyrtare mirëseardhjen në Shqipëri Presidentes së Maltës, Marie-Louise Coleiro Preca, në kuadër të vizitës shtetërore në vendin tonë. Pas ceremonisë së mirëseardhjes ne selinë e Presidencës dhe ekzekutimit të himneve kombëtare, Presidenti Nishani dhe Presidentja Preca, do të zhvillojnë një takim kokë më kokë e më pas, në krye të delegacioneve përkatëse, do të vijojnë bisedimet zyrtare.
Rreth orës 11:35 në prani të kryetarëve të të dy shteteve do të nënshkruhet marrëveshja e bashkëpunimit mes Ministrisë së Jashtme të Shqipërisë dhe asaj të Maltës mbi “Përshpejtimin e procesit të integrimit të Republikës së Shqipërisë në BE”. Konkluzionet e takimit, dy presidentët do t’i paraqesin rreth mesditës në konferencën e përbashkët për shtyp.

Ndërsa të mërkurën pasdite (ora 17:00) ata do të përshëndesin Forumin Ekonomik shqiptaro-maltez, në Hotel Tirana International. Vizita e presidentes malteze në Tiranë pason atë të një dite më parë në Prishtinë.
Sigal