Sigal

Kreu i Senatit Akademik të Universitetit të Tiranës, Kristian Kina, i ka kthyer përgjigje pedagoges, Mimoza Manxhari, e cila e akuzon atë se ka shtrembëruar të vërtetën.

Në postimin e saj manxhari shkruan se Kina në videon e bërë publikë një ditë më parë ka shtrembëruar në mënyrë djallëzore të vërtetën e debatit mes saj dhe studentëve.

Ja çfarë shkruan  Mimoza Manxhari:

Trishtim, që një i zgjedhur për të përfaqësuar interesat e studentëve në senat, të jetë aq i zellshëm për të shtremberuar të vërtetën e për më teper me aq djallezi, nxitoi ta publikoje ne menyre te shtrember nje komunikim, qe me paramendim e provokoi gjithë dashakeqesi

Ndjej dhimbje qe ne kete moshë, po keqperdoren nga çfaredo force politike ku aderojne, jo per te sjelle frymen e re te brezit qe perfaqesojne, por per t’u vene ne sherbim te kujtdo.

Ky është mjerimi i shoqerise shqiptare që ndërhyn dhe pastertine e aspiratave të atyre studenteve që me thirrën, doja të mbroja.

Ky është mekati i klasës politike, që po kerkon te krijoje armaten e sherbetoreve te tyre me tru te shpëlarë dhe shpirt të nxirë!

Isha e ftuar nga studentët e mi dhe krejt papritur e gjej veten në inskenimet e atij djaloshi, intrigimi që ai improvizoi i kalon kufijtë e ligësisë.

Pak perpara tij, dy individë që nuk ishin studentë te fakultetit, me zëra të ngritur e gjoja të revoltuar protestonin duke kërkuar destabilitet politik e nxitur kaos e tension.

Profesori nuk duhet të japë vetëm mësim, por dhe t’u gjendet studentëve kur ata ta kërkojnë një gjë të tillë.

Sa keq, që të gjithë ata që u shfaqën sot në atë sallë, por edhe ata që i nxitën e ju qëndrojnë pas, nuk e dinë që janë të përkohshëm në këtë jetë e vetëm jetë nuk jetuan!

P.S. ndjej se duhet te falenderoje studentet qe me derguan kete filmim te cilin ato e kishin praktike te organizimit te tyre.

Por në përgjigjen e tij Kina thekson se ashtu siç edhe duket në VIDEO ai i ka kërkuar pedagoges Manxhari që të mos nxisë studentët e thjeshtë për të realizuar hakmarrjen e saj personale.

Ja përgjigja e Kristian Kinës:

Pershendetje zysh Manxhari!

Une jam Kristian Kina, ai djali qe jam pershkruar, sipas Jush, pak me siper. Koleget tuaj, profesore te FEUT, qe ishin ne dijeni dhe ne nxitje te pranise suaj ne ate mbledhje, e dine cfare studenti dhe njeriu jam. Cdo pershkrim i bere nga Ju me siper, nuk eshte korrekt!

 Jam zgjedhur student senator ne Universitetin e Tiranes, ne zgjedhjet akademike  2016, jo nga forca politike por nga 2700  votat e  studenteve te thjeshte te UT qe kane besuar te mua,te forca dhe kurajo ime qe gjerave t’ju shkoj deri ne fund. Persa i perket politikes, besoj se duhet lene menjane ne ambjentet e universitetit sepse Ju mund te jeni mbase me e perfshire se  une ne kete teme.

Absolutisht qe qellimi im nuk ka qene aspak intimidimi apo ofendimi karshi figures Suaj, dhe ne asnje moment te fjales sime une nuk kam thene asnje fjale ofenduese,( dhe kete mund ta vertetojne studentet pjesemarres) sepse nuk eshte as pjese e kultures sime dhe as qe me vjen neper mendje kjo gje.

Vendosa t’Ju bej kete koment sepse e ndiej detyrim te sqaroj kete ngjarje :

1. Ju e cituat dhe vet ne kete status qe studentet e kane praktike te organizimit tuaj regjistrimin e momenteve te takimit. Ju keni qene vet pjesemarrese ne takim dhe e keni pare qe cdo moment regjistrohej. Ashtu si ju, edhe une, videon ku Ju me jeni drejtuar, prekur dhe intimiduar, e kam pare per here te pare ne rrjete sociale. Keshtu qe, jeni duke shperndare nje te pavertete. Une nuk kam gisht ne  regjistrimin apo publikimin e asaj video!

2.  Si perfaqesues i zerit te studenteve, e ndieja per detyrim qe te permendja me guxim, edhe nje nga shqetesimet e tyre me te medha nder vite. Ne keto 2 vjet e gjysme, kam degjuar me dhjetera studente  qe me jane drejtuar duke denoncuar faktin e ngeljes masive qe Ju i kryeni gjate sezonit te provimeve. Mund te mos jete e kendshme per t’u degjuar por kjo eshte nje e vertete! Nen ze, kete mund ta konfirmojne  shume studente apo ish-studente te FEUT, qe jane duke e lexuar kete koment.

3. Pa thene asnje ofendim, permenda ne ate  mbledhje edhe  faktin qe Ju, vetem ne diten e 42 te protestes, iu bashkangjitet protestes se studenteve te fakultetit. Na erdhet ne sallen A101 gjate kohes qe ne ishim ne mbledhje ne oren 18.00 me njeri-tjetrin. Arsyeja?

Per te na motivuar dhe me pas drejtuar ne qellimin Tuaj jo te mire. Me video eshte e provuar  kur ju i nxisni  studentet per t’i thene me ngulm se cfare te thonin ne mbledhjen e dites se premte. Aty ne mbledhje, une nuk thashe asgje tjeter vecse bindjen se:” Studentet e thjeshte nuk mund te perdoren nga askush per inatet e veta personale” . Zgjedhjet akademike do mbahen prape vitin tjeter dhe aty eshte vendi ku duhet bere lufta Juaj, midis pedagogeve, e jo duke nxitur e percare studentet e thjeshte. Ne duam nga Qeveria realizimin e 8 pikave, qe ne Deklaraten e hartuar dhe deformuar nga Ju( dhe ka studente qe e provojne kete) nuk shprehet asnje nga ato 8 kerkesa.  Ju po e shmangnit vemendjen nga 8 pikat tona, drejt sulmeve personale, te administrates dhe pedagogeve brenda  ne fakultet.

Me po te njejtin guxim qe, te vertetat Jua thashe ne sy, ndiej si detyre morale, per shkak te statusit Suaj dhe moshes, qe edhe t’Ju kerkoj ndjese, nese ne ndonje moment Ju jeni ndjere e ofenduar. Por jam i bindur qe, si nje pedogoge, ju stimuloni te  studentet kurajon e tyre per te ngritur zerin atehere kur shohin padrejtesi ! Fundja, nje nga gjerat qe mesuam nga protesta, kjo ishte: Mposhtja e frikes deri ne triumfimin e se drejtes dhe te vertetes !