Kreu i rezervave Irfan Dashi, u është vërsulur thasëve me kafe të sekuestruar, po i shet me 150 lekë/kg

501
Vjollca KUTA
Kujtesë për ministrin Xhafaj: Një drejtor në ministrinë e Brendshme, vazhdon korrupsionin duke mos përfillur operacionin tuaj “Forca e Ligjit”
Ndërkohë që ministri Brendshëm Fatmir Xhafaj, me mbështetjen e plotë të agjencive ligj-zbatuese dhe diplomacisë ndërkombëtare, ka nisur zbatimin e projektit anti-krim të quajtur “Forca e Ligjit”, drejtori i një shërbimi të rëndësishëm qendror në Ministrinë e Brendshme, nuk po pyet as për platformën anti-krim që ka nisur brenda ministrisë, as për operacionin goditës “Forca e Ligjit”, që drejtohet nga vetë ministri Fatmir Xhafaj. Ky drejtor “trim” dhe shpërfillës, quhet Irfan Dashi. Prej 4 vitesh, ai nuk po drejton, por po komandon si “çiflik” privat Drejtorinë e Përgjithshme të Rezervave të Shtetit, emëruar qëllimisht në këtë detyrë nga ish-ministri Saimir Tahiri, sipas një skeme korrupsioni me qark të mbyllur e të kontrolluar, për t’i kthyer depot e Rezervave të Shtetit, në burim pasurimi me ankand-pazaret e mallrave të sekuestruar dhe ato që blihen për emergjencat me fondet e shtetit. Dosja “Dashi”, ka fakte për zhdukje mallrash e, sidomos, pijesh-prodhime të huaja “VIP”, zhvatje pjesësh të automjeteve të bllokuara e të sekuestruara dhe shitje të tyre për skrap pa TVSH, duke përdorur për këto abuzime, komisione qendrore (KVO) dhe komisione “kukulla” pranë drejtorive rajonale të Rezervave të Shtetit. Pa llogaritur skenarin për depozitim mallrash të sekuestruara në depot e drejtorive rajonale me drejtues që zbatojnë urdhrat e tij, për të cilët do të flasim me fakte dhe emra konkretë! Gazeta “Telegraf” i ka denoncuar abuzimet që Dashi i Rezervave ka bërë me ankandet dhe ndihmat e dhëna për emergjencat, por ish-ministri Tahiri e ka mbrojtur, mbasi siç thuhet ka “ngjyer gishtin” në disa mallra e produkte të shtrenjta, por siç thuhet edhe për “pazaret e depove të rezervave në disa zona! Irfan Dashi, vazhdon të jetë në krye të Rezervave të Shtetit, paçka se ka një “depo” me letra abuzimesh që duhen hapur, sepse po ndodh ky absurd: Ndërkohë që ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj ka nisur operacionin e goditjes së “peshqve të mëdhenj” të lidhur me krimin e korrupsionin, “ujku” Irfan Dashi i Rezervave të Shtetit është akoma brenda kësaj ministrie si drejtor qendror dhe po bën kërdinë me mallrat e shtetit! Sot, po publikojmë një fakt tjetër krimi ekonomik, që lidhet me abuzimet e këtij drejtori. Pas pijeve, ushqimeve, automjeteve, pajisjeve elektronike e deri batanijeve dhe krevateve ndihma emergjence të zhdukura në depot e rezervave të Korçës (sipas letrës dhe dëshmisë së drejtorit rajonal), “ujku” Irfan Dashi u është vërsulur thasëve me kafe, duke i nxjerrë në shitje me çmim që nuk përputhet, as me çmimin më të ulët të tregut dhe ,as me çmimet në bursën ndërkombëtare. Ja faksimilja e shitjes…
Sigal