Kreu i Komisionit të Jashtëm francez, Auroi: Të hapen negociatat!

499
Sigal

Një sinjal i rëndësishëm vjen nga Franca, sa i
takon hapjes ose jo të negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Evropian. Ndryshe
nga deputeti gjerman Krichbaum, presidentja e Komisionit për Çështjet Evropiane
në Asamblenë Kombëtare të Francës, Danielle Auroi, në një komunikim me
ministrin e Jashtëm Ditmir Bushati thotë se, miratimi i Reformës në Drejtësi
është një sinjal mjaft i fortë për Komisionin Evropian që t’i japë “dritën e
gjelbër” Shqipërisë. Auroi shpreh bindjen se, anëtarësimi i Shqipërisë në BE
është në interes të BE-së, pasi do të çonte drejt asaj që ajo e cilëson një Evropë
të qëndrueshme. Danielle Auroi thotë, se ka komunikuar për këtë edhe me
Sekretarin e Shtetit për Çështjet Evropiane, Harlem Desir, dhe komisionerin
Johannes Hahn