Kreu i KESH përdor “dorëzanë” zyrtar, për të garantuar ryshfetin 30% në tenderin 2 miliardë të HEC-Koman

459

Tashmë, vetëm pak ditë pas letrës së dërguar në adresë të Kryeministrit Edi
Rama nga Kompania Gjermane “Muhr Gmbh” firmosur prej ing. Erald Muhr dhe nga
firma “Albaxeni” shpk, firmosur prej zotit Muhamet Dunisha, burime të
“Telegraf” mësuan se Qeveria Shqiptare, më saktë kryeministri Edi Rama ka reaguar
konkretisht duke nisur procedurat ngritjen e një grupi verifikues, lidhur skandalin
e zvarritjes me bllokime të qëllimshme e oferta të sajuara të tenderit 2
miliardë lekë, me objekt: “Projektim, prodhim, montim në vend të pajisjes për
pastrimin e rrjetave të sheshit, në veprën e marrjes HEC-Koman”.

 

Afera e
drejtorit të KESH e çoi tenderin në 2 miliardë lekë

 

Sa për kujtesë dhe informacion, “zvarritja e planifikuar” e KESH prej 9
vitesh të këtij tenderi korruptiv, ka shkaktuar pasoja të rënda në funksionalitetin
dhe sigurinë teknike e HEC-it të Komanit, pasoja këto që prej kreut Agron
Hetoja dhe “çetës” së tij që realizon aferat korruptive në KESH dhe nëpër HEC-e
e shërbime të tjera energjetike, janë fshehur me shpenzime fiktive, me ndërhyrje
shkatërruese, me punime të përcipta e me “letra” zyrtare financiare e teknike,
sikur shërbimi i pastrimit të HEC-Komanit është bërë me polumbarë, kur duhej bërë
dhe duhet bërë me vetëm me makineri e pajisje moderne, të cilat janë ofruar prej
firmës gjermane “Muhr Gmbh”, si e vetmja firmë e specializuar në gjithë botën për
prodhimin e këtyre makinerive (vinçave) dhe për kryerjen e proceseve të këtyre
kategori e vështirësi pastrimesh të HEC-ve. Siç deklaron Kompania Gjermane
“Muhr Gmbh” dhe firma “Albaxeni” në denoncimin që i kanë dërguar kryeministrit
Rama, bllokimi i këtij shërbimi të planifikuar për t’u kryer qysh në vitin
2007, ka qenë një skemë e paramenduar, bërë prej ish-drejtuesve dhe drejtuesve
aktualë të KESH, tashmë personalisht prej drejtorit Agron Hetoja, për të
zhvatur përqindjen në vlerën 30% të vlerës së tenderit, duke paracaktuar dhe
futur në veprim pazare të inskenuara sipas modelit të fajdeve me “bedel” dhe
“dorëzan” zyrtarë, të quajtur e të përdorur si nën-kontraktorë! Sipas dosjes
zyrtare, KESH që nga data 8 tetor 2007, ka publikuar në Buletinin e Prokurimit
Publik, nevojën për pastrimin e rrjetave dhe sheshit para rrjetave në kuotat
142 e lartë. Kompania “Albaxeni shpk”, ka realizuar kontakte me kompaninë më të
madhe dhe më të specializuar në botë për këtë lloj makinerie “Muhr Gmbh” dhe ka
siguruar prej saj, ofertën për ndërtimin e vinçit të pastrimit të sheshit para
rrjetave të HEC, me një vlerë oferte 435.000 euro, për pastrimin e sheshit para
portave të HEC-Koman duke iu referuar e përmbajtur plotësisht standardeve të
parashtruar në objektin e tenderit. Në datën 24 janar 2008, KESH cakton datën e
ankandit të dytë, të cilin e shpall në Buletinin e Prokurimit Publik, të datës
24 dhjetor 2007. Sërish kompania “Muhr Gmbh”, rishkruan dhe paraqet në KESH
ofertën e saj, tani në dy variante vlerash ofertash financiare: me 477.000 euro
dhe 524.000 euro. Varianti i dytë me kapacitet 50% më shumë. Sipas firmës dhe
ekspertëve të HEC-ve, pastrimi ndodh në kohën e provës për 5 ditë, në variantin
e vinçit me 477.000 euro. Dhe për 3 ditë, në variantin e vinçit me 524.000
euro. Në datë 31 dhjetor 2009, KESH ri-publikon në Buletinin e Prokurimit
Publik, nevojën për ta blerë këtë makineri, duke hequr dorë nga vinçi me
“Sajla”, i cili ishte në kërkesat e tyre të deriatëhershme, me argumentin e
sajuar (sebepin) se “kërkohej dhe duhej një vinç më i kombinuar”, duke e rritur
edhe fondin nga 87 milionë lekë që ishte, në 160 milionë lekë. Kompania “Muhr
Gmbh”, ofron një çmim prej 800 mijë euro, me tregues të përmirësuar.

 

Loja e drejtorit Agron Hetoja me nënkontraktorët, për të “ngurtësuar” dhe
garantuar paraprakisht ryshfetin 30%

 

Mirëpo, në Buletinin e APP, datë 22 mars 2010, prej KESH sajohet një lojë
tjetër, duke kërkuar “Vinç me krah të ngurtë hidraulik, me kamera në procesin e
punës dhe me siguri të lartë”. Tenderi u zhvillua në datën 26. 04. 2010. Pas 4
tenderimesh të tjera, KESH shpall si të kualifikuar ofertën që plotëson
kriteret e përcaktuara nga grupi inxhiniero-teknik dhe që kishte projekt-studimin
e kompanisë “Muhr Gmbh”, si e vetmja kompani në botë që ndërton “Vinç me krah
hidraulik” të përmasave të tilla, siç i duhej hidrocentralit të Komanit. Por, KESH
njoftoi në Buletinin e APP, se tenderi dështoi dhe duhej përsëritur, paçka se
kishte në tavolinë një ofertë të leverdishme financiarisht, të sigurt e
teknologjikisht për kryerjen e punimeve me efiçencë, shpejtësi kohore rekord
dhe me cilësi. Këtu u shfaq dhe hyri në veprim rrjeta kriminale, ngaqë kompanisë
“Muhr Gmbh”, nuk bëhej fjalë që t’i kërkohej “fshatçe” ryshfeti 30%, siç u
tentua për 5 vite radhazi me pasojë humbjen mbi 20 milionë eurove në HEC-Koman.
Manovrimet dhe presionet psikologjike, përdorja e sekserëve dhe shtyrja e
tenderit, ishte dhe është e po zbatohet si skenar i qëllimshëm, mbasi kreu i KESH
Agron Hetoja dhe banda e tij e korruptuar në kupolën e KESH, nuk po përlajnë
dot ryshfetin 20-30% prej firmave “Muhr Gmbh” dhe “Albaxeni”, caktuar e zbatuar
prej tyre si “kriter fituesi” në çdo tender që zhvillojnë. Për të zhvatur këtë
shumë për të cilën drejtori hetoja “po lëpin buzët”, ai ka futur në lojë
skenarin e përdorjes si “bedel e dorëzan” një nënkontraktor. Skandal-krimi
qëndron në faktin, se kemi prej kupolës së KESH kemi të bëjmë me shkelje të
ligjit të prokurimeve publike, në lidhje me të drejtën dhe praktikën ligjore të
përzgjedhjes, caktimit dhe pranimit të nënkontraktorit që angazhohet për të
realizuar projektin e investimit, apo të shërbimit, duke kërkuar paraprakisht
ngurtësimin e vlerës së nënkontraktorit, ose aq sa në rastin konkret të tenderit
2 miliardë të pastrimi të rrjetave të HEC-Komanit është edhe 10% me e lartë se
ryshfeti që ka paracaktuar e kërkon me dhunë e marifete gjoja zyrtare drejtori
i KESH! Në çdo rast prokurimi, kriteret e angazhimit të nënkontraktorit, duhet
të përcaktohen paraprakisht në dokumentet e tenderit dhe jo pasi ka përfunduar
tenderi e është shpallur fituesi. Mirëpo në rastin konkret ndaj kreu i KESH po
ndërhynë duke shkelur ligjin, me qëllimin për të qenë i sigurtë se do të përlajnë
gjobën 30% që lakmon e që e ka fiksuar në tru si “shpërblim që i takon”, sikur
është pronar i 2 miliardëve të tenderit dhe i HEC-it të Komanit. për të
qartësuar çështjen, kujtojmë se e kemi fjalën për shkeljen e rëndë e të hapur të
Nenit 75 të VKM Nr. 914, datë 29. 12. 2014 “Për Miratimin e Rregullave të
Prokurimit Publik”, ku mes të tjerash, përcaktohet kështu lidhur me nënkontraktorët:

1. Autoriteti kontraktor, mund të lejojë nënkontraktimin për realizimin e
një pjese të kontratës. Në asnjë rast, kontraktorët nuk mund t’ua transferojnë
kontratën palëve të treta. Autoriteti kontraktor lejon në veçanti
nënkontraktimin për të nxitur pjesëmarrjen e operatorëve të vegjël e të mesëm
ekonomikë.

2. Në dokumentet e tenderit, duhet të përcaktohet qartë nëse lejohet ose jo
nënkontraktimi, si dhe nëse autoriteti kontraktor do t’i bëjë pagesa të
drejtpërdrejta nënkontraktorit.

3. Në asnjë rast nënkontraktimi nuk duhet të tejkalojë 40% të vlerës së
kontratës.

4. Me dorëzimin e ofertave, ofertuesit duhet të deklarojnë
punët/shërbimet/mallrat ose një pjesë të tyre që ata kanë qëllim të
nënkontraktojnë, në rast se shpallen fitues, si dhe emrin e nënkontraktorit.

“Llumi” zyrtar i KESH, që ka shoqëruar tenderin e
pastrimit të llumrave të HEC-Komanit

 

Historia e zhvillimit të këtij tenderi me zvarritje 9
vjeçare, rinisi në orën 9.00 të datës 30 gusht 2016, si procedurë e parë e
konkurrimit. Sipas informacioneve, drejtori i KESH Agron Hetoja, dha porosi që
tenderi të bëhet sipas “udhëzimeve” për ta fituar firma e paracaktuar, për
interes të së cilës edhe është shtyrë pa fund prej vitesh! Në tender paraqit
një studim me përmbajtje fiktive e tallëse me vlerë 320 milionë lekë, me të
cilin i jepej gjoja mendje kreut të KESH, “Espinozës” së pazareve e ca blerjeve
“çudibërëse” me pajisjet e KESH, “bujqësoristit” Agron Hetoja, nëse pastrimi i
rrjetave të HEC-it të Komanit duhet bërë me vinç, apo pa vinç! Pra, dje u hapën
ofertat e pjesëmarrësve. Tashmë do të bëhen vlerësimet e tyre, por ka
informacione që fituesi është paracaktuar jo vetëm në zyrën e KESH por do të
mbetet “fitues” edhe pas animimeve që do të bëhen nga pjesëmarrësit në KPP e
cila do të lërë në fuqi vendimin e marrë nga “çeta” e kullës “HETOJA”.
Drejtuesit dhe përfaqësuesit e firmës “Muhr Gmbh” në Shqipëri, të shpërfillur
dhe të spostuar qëllimisht e padrejtësisht prej kupolës së KESH. disa ditë më
parë i janë drejtuar edhe kryeministrit Edi Rama, me një letër ankimi e
denoncimi të faktuar me prova abuzive, të bëra prej drejtuesit të KESH dhe KVO
“kukull: të KESH të komanduar prej tij, lidhur me procedurat dhe pazaret e
pista e mafioze që po bëhen me tenderin 2 miliardë lekë të pastrimit të
rrjetave dhe sheshit para rrjetave deri në kuotën 142 e lartë në HEC-in e
Komanit. Sipas letrës drejtuar kryeministrit Edi Rama të cilën do ta publikojmë
të plotë në vijim, të bindur se kryeministri nuk ka asnjë lidhje me këtë krim
ekonomik-financiar, firma e huaj “Muhr Gmbh” i kërkon kreut të qeverisë
shqiptare, të zbardh procedurat e tenderit fiktiv e ilegal që u zhvillua në
datën 30 gusht 2016 me praktika e pazare “kanunçe” në “kullën” e KESH,
dirigjuar prej “tutorit” të kupolës së KESH, pazarxhiut dhe zhvatësit të
fondeve publike!