Kreu i AMA-s te “Media”, opozita: Ordiner, ty të nxjerrësh prej leckash

523
TIRANE – Raportimi i kreut të Autoritetit të Mediave Audiovizive për punën e këtij institucioni përgjatë vitit 2014 nuk ka kaluar pa debate në Komisionin parlamentar të Medias. Deputetët e opozitës shpërfillën rendin e ditës duke kaluar në akuza personale kundrejt kreut të AMA-s Gentjan Salaj. Pasi mbledhja eshte ndezur nga debatet, opozita braktisi komisionin.
Ja debatet në Komisionin parlamentar të Medias
Pollo: Deputetët e opozitës e kanë cilësuar të paligjshëm shkarkimin e Endira Bushatit 
Pollo i drejtohet Salajt: Në CV tuaj nuk përmendet që ju keni punuar ne Digitalb. Kjo tregon se e keni fshehur .
Peza: Kjo është jashtë rendit të ditës. Të ftuarit janë për tjetër gjë, përmbajuni rendit të ditës.
Hoxha: Ne nuk mund të kapërdijmë më këtë fshehje. Salaj nuk ka deklaruar që ka punuar, ndërkohë që Instituti i Sigurimeve thotë ndryshe. 
Salaj: Nuk kam gënjyer, kam punuar për 1 vit e gjysmë për “i solution” pjesë e top medias. Duhet të keni kujdes me atë që thoni. Nuk mund të më thoni mashtrues. Unë mbaj përgjegjësi penale për këtë.
Pollo: Ne nuk mund të vazhdojmë mbledhjen po largohemi.
(Debate në sallë)
Hoxha i thotë Salajt: Mashtrues e kokrra e mashtruesit, ordiner. Ty duhet të të nxjerrësh prej leckash.
(Ikën opozita)
(Salaj vijon raportimin për punën e AMA-s gjatë 2014-ës)
Salaj: 60 përqind e kabllorëve vijojnë të shkelin procedurat. Procedura për shkëputjen e marrëdhënieve nga puna ka shkaktuar dëm financiar. Janë bërë kontrolle pafund, gjoba pafund, por detyrimet financiare nuk janë paguar
Pa asnjë dyshim nuk do të ketë asnjë shkelje që nuk do dërgohet, thjesht po përgatisim dokumentacionin, pra çështje procedurash, por për këdo që ka shkel ligjin do shkojnë atje ku ligji e përcakton
Dixhitalizimi
Salaj: Afatet për dixhitalizimin kanë kaluar. Afati nuk kapet por do bëjmë ç’është e mundur që të fillojë procesi në zona urbane 
Sigal