Kreu i AKBN inspekton punimet e kompanisë “Shell”

538
Shpimet në Berat, së shpejti rezultate edhe në Shpirag 3
Drejtori Ekzekutiv i Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore, z.Viktor Tushaj i shoqëruar edhe nga drejtues të tjerë të këtij institucioni, inspektoi punimet e kompanisë SHELL në Shpirag, pjesë e bllokut 2-3 të naftës.
Pusi në Shpirag 3, i cili shpohet në bazë të marrëveshjes hidrokarbure midis shtetit shqiptar dhe kompanisë hidrokarbure “Royal Dutch Shell”, pritet që shumë shpejt të konfirmojë përmasat e zbulimit të naftës në këtë Bllok.
Kreu i Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore, z. Viktor Tushaj u shpreh entuziast për këtë arritje, çka sipas tij, merr përmasat e një strategjie kombëtare.
“ Optimizëm në sytë drejtuesve të kompanisë por edhë në stytë tanë. Një punë kolosale për një shfrytëzim racional të këtij vendburimi me rëndësi strategjike kombëtare”, deklaroi z. Tushaj.
Zbulimi i naftës në pusin Shpirag 3 është në vazhdën e zbulimeve më të hershme në zonën e Beratit.
Sigal