Kreministri Rama: “TAP sjell për ne avantazhe të panumërta”

443
Sigal

Gazeta
Telegraf/

 

Kryeministri
Edi Rama, duke inauguruar fillimin e punës së shtrimit të tubacioneve të
gazsjellësit TAP, ka theksuar se “ky gazsjellës sjell për ne avantazhe të
panumërta”.


“Jemi me
fat që Shqipëria është pjesë aktive në një rajon politikisht të qëndrueshëm dhe
bëjmë tonën për të vazhduar këtë qëndrueshmëri. Ky gazsjellës sjell për ne
avantazhe të panumërta. Që në dy vitet e para të punimeve, ne kemi mundur të
konstatojmë këto avantazhe. TAP-i ka rehabilituar afro 100 km rrugë në Korçë,
Çorovodë e Fier. Ka ndërtuar dy ura, u ka dhënë punë 1700 personave, 90% e të
cilëve janë shqiptarë, me një pagë mesatare prej 600 eurosh. Gjithashrtu, është
rritur numri i përfituesve nga shpronësimet në vendet ku kalon gazsjellësi”,
tha Rama në fjalën e tij. 


Ndërkohë, ministri i Energjitikës , Damian Gjiknuri u shpreh: “Jemi të lumtur
për bashkëpunimin me TAP-in dhe për faktin se shumë kompani shqiptare janë
pjesë e këtij projekti. Kjo ka sjellë përfitime direkte edhe për shumë ekonomi
familjare. Shpresoj që të sjellë të mira për rajonin. Siguria e rajonit i vlen
edhe sigurisë europiane”.