KrAnglisë David Cameron dhe Tony Blair mbrojnë Shqipërinë në UEFA

468
Sigal

David Cameron: “Të merren sanksione të ashpra kundër Serbisë për fyerje, dhunë dhe racizëm gjatë ndeshjeve në futboll”

 Kryeministri i Britanisë së Madhe David Cameron, i ka kërkuar UEFA-s të marrë sanksione të ashpra kundër Serbisë pas shprehjeve raciste nga tifozët serbë. Kjo tashmë është bërë një çështje e rëndësishme ndërkombëtare, e cila ka sjellë reagime dhe qëndrime të ndryshme nga shtete të ndryshme. Kjo letër e kryeministrit anglez Cameron drejtuar UEFA-s është një shuplakë e fortë jo vetëm për Serbinë, por dhe për vet Platinin! Gozhdë e madhe për të mbërthyer me shpatulla pas murit huliganizmin e patolerueshëm serb! Një hap konkret pozitiv i botës perëndimore. Në letër shkruhej se, “Anglia është përballur me fyerje raciste nga ana e tifozëve serbë në ndeshjen e futbollit në 17 tetor 2012 në qytetin serb Krusevac. Lojtarët anglezë u fyen gjatë gjithë ndeshjes dhe thirrjet “majmun” për lojtarët me ngjyrë u dëgjuan gjatë këndimit të himnit anglez në stadium. Pas përfundimit të ndeshjes 1-0 për Anglinë, shpërthyen përleshjet mes tifozëve, lojtarëve dhe stafit. Federata Angleze e Futbollit tha se nuk do të lejojë më ekipet e saj të luajnë në Ballkan në të ardhmen ndërsa nga ana e saj Serbia mohoi racizmin duke akuzuar futbollistët miq. Ndërkaq kryeministri i Britanisë”. David Cameron u shpreh se është i “tmerruar” nga skenat e incidentit në ndeshjen e së martës Serbi-Shqipëri. Për këtë arsye ai i ka dërguar një letër Presidentit të UEFA-s Michel Platini-së ku i ka kërkuar që të dënojë Serbinë për racizëm. Në letër shkruhej që të merren “sanksione të ashpra” kundër Serbisë për fyerje, dhunë dhe racizëm. Gjithashtu, edhe ish- Kryeministri i Britanisë së Madhe dhe këshilltari i Edi Ramës, Tony Blair, është shprehur se, do të mbrojë Shqipërinë para Komisionit Disiplinor të UEFA-s, për akuzat pas ndeshjes së ndërprerë kundër Serbisë në Beograd. Përveç ish-kryeministrit britanik në ekipin kuqezi do të jetë edhe avokati i njohur Skënder Fani.