Kostur, arrestohet 40-vjeçari shqiptar, u kap me 64 kg marijuanë

459
Sigal

Policia helene ka kapur rreth 64 kg drogë në kufirin greko-shqiptar dhe ka vënë në pranga trafikantin. Sipas mediave greke marijuana u kap në një mjet nga policia greke në Kostur.

Makina drejtohej nga një shqiptar 40-vjeçar, i cili e kishte marrë drogën në kufirin e gjelbër me qellim futjen në brendësi të tokës greke. Në mjet u gjetën 4 çanta me 28 pako me 64 kg 150 gram marijuanë. Policia greke ka sekuestruar edhe 1celular dhe 5 karta SIM.