Kosovë, nesër testohet “Autostrada energjetike” me Shqipërinë

58
Nesër do të bëhet energjizimi testues i linjës së re interkonektive të tensionit të lartë 400 kV, që lidhë Kosovën me Shqipërinë. Linja në fjalë shtrihet nga nën stacioni 400/220 kV Kosova B përgjatë zonave kadastrale Obiliq nëpër fshatrat: Obiliq, Milloshevë dhe Plemetin, Vushtrri nëpër fshatrat: Prelluzhë, Bivolak, Strofc dhe Zhilivodë, Drenas nëpër fshtrat: Gradice, Gllanaselle, Çikatovë e vjetër, Gllobar, Çikatovë e re, Domenek, Krajkovë, Llapushnik, Negroc dhe Arllat, Malisheve nëpër fshatrat: Balincë, Vërmicë, Carallugë, Burim, Gurëbardhë, Lashkidrenoc, Dragobill dhe Shkaroshnik, Rahovec nëpër fshatrat: Zatriq, Pastasell, Polluzhë, Dobidollë dhe Qifllakë, Gjakovë nëpër fshatrat: Doblibarë, Meqë, Bec, Kodroli, Zhdrellë, Janoshë, Pahibardhë, Novo Sel e Epërme, Dobrigj, Hereç, Sheremet, Batush, Nirokaz, Molliq dhe Brovinë.

Deçan nëpër fshatin Gramaçel si dhe përgjatë zonës kadastrale Junik deri në kufi me Shqipërinë. Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut-KOSTT nëpërmjet një komunikate ka lutur qytetarët që jetojnë në këto vendbanime të kenë kujdes gjate lëvizjes në afërsi të linjës energjetike 400 kV Kosovë-Shqipëri deri në kufirin me Shqipërinë, pasi që në momentin e energjizimit testues mund të paraqiten fenomene që mund të paraqesin rrezik nga tensioni i lartë për qytetaret. Po ashtu, njoftohen qytetarët për respektimin e kufizimeve brenda servitutit, konform ligjeve, në lidhje me ndërtimet, kultivimin e gjelbërimit të lartë.