Kosovë/ Në pranga dy shtetas, 1.7 ton fruta-perime kontrabandë

510
Sigal

Dy kosovarë kanë rënë në prangat e policisë kufitare në Morinë, pasi tentuan të kalonin kontrabandë në Kosovë një sasi të konsiderueshme fruta-perime.

Burime zyrtare nga policia bëjnë të ditur se arrestimi i këtyre shtetasve u bë pasi me mjetin me të cilin udhëtonin, tip “Furgon Mercedes-Benz”, me targë 02-178-CP, po tentonin të kalonin nëpërmjet kufirit të gjelbër rreth 1.7 ton fruta-perime për të cilat nuk dispononin asnjë lloj dokumenti.

Të arrestuarit janë: Rexhep Avdija, 45 vjeç, banues në Mukushnice, Kosovë dhe Milaim Makolli, 43 vjeç, banues në Skenderaj, Kosovë.

NJOFTIMI I POLICISE:
Më datë 25.10.2016, specialistët e Policisë Kufitare Qafë-Morinë, Tropojë, arrestuan në flagrancë dy shtetas kosovar dhe konkretisht:
1-Rexhep Avdija, 45 vjeç, banues në Mukushnice, Kosovë për veprën penale “Kontrabanda me mallra të tjera” dhe “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror”. (neni 174 dhe 297 të K.Penal).
2-Milaim Makolli, 43 vjeç, banues në Skenderaj, Kosovë, për veprën penale “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror”. (neni 297 K.Penal).
Arrestimi i këtyre shtetasve u bë pasi me mjetin me të cilin ata udhetonin tip “Furgon Mercedes-Benz”, me targë 02-178-CP, po tentontin të kalonin nëpërmjet kufirit të gjelbër.
Gjithashtu gjatë kontrollit të ushtruar në këtë mjet u gjetën të ngarkuar dhe u sekuestruan rreth 1.7 ton fruta-perime për të cilat nuk dispononin asnjë lloj dokumenti .
Materialet për veprime të mëtejshme i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tropojë, për veprat penale” Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror” dhe “Kontrabanda me mallra të tjera”, parashikuar nga nenet 297 dhe 174 të K.Penal.