Kosovë, Konsullata e nderit, Bushati: Tregues i bashkëpunimit mes dy shteteve

450
Është përuruar konsullata e nderit të Shqipërisë në Gjakovë. Në këtë ceremoni mori pjesë ministri i Jashtëm të Shqipërisë Ditmir Bushati, Ministrja e Shtetit e Republikës së Kosovës znj. Edita Tahiri, Kryetarja e Komunës së Gjakovës znj. Mimoza Kusari Lila, zyrtarë të MPJ-së dhe institucioneve vendore, anëtarë të trupit diplomatik dhe figura të tjera të larta. Hapja e kësaj konsullate vjen si pjesë e marrëveshjes mes dy qeverive në mbledhjen që u zhvillua në mars të këtij viti.

Ministri Bushati u shpreh se hapja e konsullatës së parë të nderit në Kosovë ka një domethënie të dyfishtë. Nga njëra anë është tregues konkret i thellimit të bashkëpunimit ndërshtetëror midis dy vendeve dhe nga ana tjetër, kjo Konsullatë, e para në llojin e saj, hapet në qytetin me tradita të Gjakovës, që ka lindur disa nga figurat më të shquara të kombit shqiptar, nga Ali Podrimja, Bajram Curri, Sulejman Vokshi etj.
Sigal