Kosova nuk do të luaje më në “Loro Boriçi”

519

Gazeta Telegraf/ Kosova
zhvilloi ndeshjen kundër Kroacisë në “Loro Boriçi”, të cilën e humbi me
rezultatin 0-6 ndaj ballakanasve, duke regjistruar humbjen e parë më të thellë
zyrtarisht që nga krijimi i saj. Por, duket se përfaqësuesja më e re e botës së
futbollit do të largohet nga Shkodra dhe do të nisë të luajë brenda territorit
të shtetit të saj.

Bëhet fjalë për dy ndeshjet e
vitit të ardhshëm, kundër Ukrainës dhe Finlandës, pasi parashikohet që stadiumi
i Prishtinës të ketë përfunduar. Burime pranë FFK-së bëjnë me dije se në verën
e vitit të ardhshëm stadiumi do të ketë përfunduar dhe do të vihet në shërbim
të përfaqësueses më 5 shtator për ndeshjen kundër Finlandës dhe më 6 tetor në
ndeshjen kundër Ukrainës.

Por,
sportdashësit kosovarë nuk do të kenë mundësi që të shohin yjet e futbollit
botëror në fushën e tyre, pasi me kundërshtarin Kroaci takimi i shtëpisë u
luajt, ndërsa ai kundër Turqisë do të zhvillohet në Shkodër. Po në “Loro
Boriçi”, Kosova do të presë edhe Islandën më 24 mars 2017 dhe Turqinë më 11
qershor 2017.

Sigal