Korrupsioni, Tahiri, Llalla, Ajazi e Cani takim me dyer të mbyllura

523
Sigal

Lufta kundër korrupsionit, ka çuar në një mbledhje me dyer të mbyllura të ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, kreut të SHISH, Visho Ajazi Lika, Kryeprokurorit Adriatik Llalla dhe Ministrit të Financave, Shkëlqim Cani.

Bëhet e ditur se takimi zhvillohet për të koordinuar dhe shkëmbyer informacione paraprake për hetimet në fushën e korrupsionit.

Mësohet se Tahiri ka kërkuar  ngritjen e grupeve të përbashkëta për të marre në shqyrtim hetimet e përbashkëta.

Por Cani nuk është i vetmi nga fusha e ekonomisë në këtë takim, gjithashtu pjesëmarrës janë edhe  Ahmet Prençi nga hetimi tatimor, Drejtoresha e Përgjithshme e Doganave, Spiropali, por edhe dhe Drejtori i Burgjeve, Zoto.