Korrupsioni në Universitetin e Shkodrës, arrestohen dy pedagogë të Historisë

601
Sigal

Skema e korrupsionit në Universitetin e Shkodrës ka qenë një organizim i mirëfilltë mes pedagogëve sekserëve dhe studentëve. Nga operacioni i koduar “The Bill” janë arrestuar 9 persona, mes tyre dy pedagogë, ndërsa janë shpallur në kërkim edhe 4 studentë.

Policia thotë se: Në kuadër të këtij operacioni është zhvilluar hetim proaktiv, ku është arritur të zbulohet roli i këtyre shtetasve, ku në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë ndihmuar studentë të ndryshëm, në Universitetin e Shkodrës, në këmbim të vlerës monetare që varionin nga 100 deri në 300 euro, për të qënë kalues në provime.

Të arrestuarit janë:

1-Simon Lufi, 53 vjeç, banues në Shkodër (Pedagog në Universitetin e Shkodrës)
2-Rokin Daberdaku, 44 vjeç, banues në Shkodër (Pedagog në Universitetin e Shkodrës)
3-Ndoc Deda, 51 vjeç, banues në Shkodër (sekser)
4-Vebi Bala, 65 vjeç, banues në Shkodër (sekser)
5-Ermal Lera, 30 vjeç, banues në Shkodër (sekser)
6-Brunilda Alushi, 22 vjeçe, banuese në Burrel (studente)
7-Vebi Alushi, 50 vjeç, banues në Burrel
8-Arsen Lekaj, 20 vjeç, banues në Shkodër (student)
9-Renato Trushi, 20 vjeç, banues në Vau Dejes (student)

U bë shpallja në kërkim dhe punohet për kapjen e shtetasve :

1-J.H. 20 vjeç, banues në Lezhë, (student)
2-E.B 21 vjeçe, banuese në Vau Dejes (studente)
3-B.H 25 vjeç, banues në Vau Dejes, (student)
4-A.H. 21 vjeç, banues në Shkodër, (student)

Materialet proçeduriale iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprat penale, “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj persona që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga nenet 259, 244 e 245/1 të Kodit Penal.