Korrupsioni në drejtësi, arrest me burg për gjyqtaren Parashqevi Ademi

472
Gjykata e Krimeve të Rënda dha sot masën e sigurisë “arrest me burg” për gjyqtaren e Lezhës, Parashqevi Ademi që akuzohet për korrupsion pasiv. / Në foto: Parashqevi Ademi
Pritet masa dhe për avokatin Gjovalin Ndokaj.
Caktimi i masës së sigurisë vjen një ditë pasi Këshilli i lartë i Drejtësisë autorizoi arrestimin e gjyqtares.
KLD u mblodh gjatë pasdites së djeshme, (13 qershro 2015) 2 ditë pas ndalimit të gjyqtares nga policia.
Shkak për këtë vonesë u bë mungesa e presidentit Bujar Nishani, i cili ndodhej për një vizitë zyrtare në Gjermani. Në një njoftim të shkurtër, KLD njoftoi se “Këshilli i Lartë i Drejtësisë, zhvilloi një mbledhje të jashtëzakonshme, ku vendosi miratimin e arrestimit në flagrancë të gjyqtares si Parashqevi Ademi dhe të japë autorizimin për caktimin e masës së sigurimit personal ndaj saj.”
Gjyqtarja u arrestua së bashku me avokatin Gjovalin Ndokaj, pas një urdhri të Prokurorisë së Krimeve të Rënda.
Ata u kapën duke marrë ryshfet në ambientet e gjykatës, ndërsa si provë materiale u sekuestruan edhe 200 mijë lekë, që të dyshuarit po i ndanin me njëri-tjetrin.
Gjyqtarja kishte zgjedhur skemën e bashkëpunimit me avokatin, për të marrë ryshfetin nga qytetari, me premtimin se do të vendosnin në favor të tij në një proces, ku ai ishte palë. Ademi është gjyqtarja e dytë që arrestohet brenda pak ditësh, pas prongosjes së gjyqtarit të Sarandës, Rasim Doda për akuzën e korrupsionit.

Njoftimi i policise per arrestimin e gjyqtares me 11 qershor 
“Arrestimi i këtyre shtetasve u bë si rezultat i hetimeve të kryera nga Sektori për Korrupsionin në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetitnë bashkëpunim me Prokurorinë për Krime të Rënda Tiranë, ku ka rezultuar se:
Shtetasi Gjovalin Ndokaj me detyrë avokat pranë Dhomës së Avokatisë Lezhë u kap në flagrancë duke i marrë shtetasit A. P. shumën prej 200.000 lekë të reja nga të cilat 150.000 lekë të reja i ka mbajtur për vete dhe 50.000 lekë të reja ja ka dhënë gjyqtares Parashqevi Ademi, me profesion gjyqtare pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë.
Gjatë kontrollit personal të ushtruar shtetasit Gjovalin Ndokaj, iu gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale sasia prej 150.000 lekësh të reja”
Sigal