KORÇË/ “Ushtria etniko-partiake” e Nikollaq Peleshit, ka zaptuar 85% të zyrave të shtetit dhe shërbimeve publike

489
Përparim HALILI
Jashtë çdo konteksti keqinterpretues që do tentohet të mendohet, aludohet e komentohet, sot po publikojmë një fakt skandaloz, të bërë prezent prej shumë banorëve të qarkut të korçës, sipas të cilëve, në zyrat e shtetit janë krijuar jo vetëm klika sunduese partiake, familjare, klanore, fisnore e nepotike por edhe etnike. Kjo ka ndodhur në katër vitet e “Rilindjes” në qarkun e Korçës. nën dirigjimin dhe menaxhimin e ish-Zv/kryeministrit Niko Peleshi, të shkëmbyer prej Ramës me një “fletë çadre” të PD. Mbushja e zyrave me pakica kombëtare është prezent në të gjithë institucionet dhe shërbime publike rajonale të Qarkut të Korçës, të cilat komandohen prej “Rilindjes”! në çdo zyrë e shërbim publik, shumica janë të punësuar vetëm nga “pakica kombëtare” jo si politikë integruese pakicash e komunitetesh me etni jo shqiptare, por si grupe interesi të interesave financiare të dyshes Rama-Peleshi, me synim kontrollin e fondeve publike që investohen në këtë qark! Asnjëherë, madje shpesh kemi mbrojtur një nga parimet bazë të barazisë mes etnive, duke mbështetur të drejtat e këtyre komuniteteve, paçka se duket qartazi, që “bashkëkombësit” e Niko(llaq) Peleshit, të cilët sipas situatave për interesa përfituese e ekonomike, vetë-përdoren duke u vetë-prezantuar njëherë si komunitet Vlleh e njëherë si minoritet grek, njëherë duke marrë pasaporta dhe pensione si grek e njëherë duke lypur shtetësi rumune dhe bullgare. Këtu nuk e kemi fjalën, se përse në zyrat e shtetit në qarkun e Korçës nuk gjen individë nga komitetet rom e egjiptian të cilët denigrohen e shpërfillen prej “Rilindjes” jo vetëm në Korçë! Nuk e kemi fjalën, as se përse Niko Peleshi ka përgjysmuar emrin e tij nga Nikollaq, në “Niko”! As se përse, kur Nikollaqi e la përgjysmë fakultetin e Inxhinierisë Mekanike në vitin e parë dhe ia mbathi si emigrant në Gjermani, duke punuar hamall për valixhet e klientëve në një hotel, ku prezantohej me emrin “Hans”. Skandali, qëndron në faktin, që “Rilindja” në këto 4 vite pushtet, ka ideuar dhe realizuar një skenar të qëllimshëm përçarës e sundues, duke mbushur zyrat e shtetit dhe shërbimet publike deri tek pastrueset e bashkisë, me bashkëkombës të Nikollaq Peleshit, të Sotiraq Filos e të të gjithë filo-vlleho-grekëve realë e fals. Në rrethet, qytetet dhe zonat e Korçës, Pogradecit, Devollit, Maliqit, Ersekës e Leskovikut, mbi 85% e banorëve janë me kombësi shqiptare, në 80% të numrit të punonjësve dhe në 90% të drejtuesve shtetërorë, zyrat në prefekturë, Këshill Qarku, këshilla bashkiake, shëndetësi, arsim, kulturë, energji, zyra pune, polici, ushtri e deri në kopshte dhe çerdhe fëmijësh, janë mbushur me bashkëkombës të Edvinit, Nikollaqit e Sotiraqit, 70% e të cilëve janë edhe me lidhje familjare, krushqie e biznesi e skenarësh anti-shqiptarë, siç ka ndodhur në kohën e ish-Konsullit Shovinist Grek të Korçës, që bashkëkombësit vlleh të Nikollaqit e Sotiraqit, i përdorte me “qira” si minoritet grek! Natyrisht, që kanë të drejtën e shkollimit, punësimit, zgjedhjes, drejtimit të gjithë individët apo komunitetet me “status” pakica kombëtare, të pranuar e të certifikuar si shtetas shqiptarë, të barabartë pa asnjë ndasi, pa racizëm e pa veçime etnike apo minoritetesh! Por duket, sikur prej pushtetit të “Rilindjes” po luhet “karta e racizmit” kundër popullsisë etnike dominuese shqiptare e ky qëndrim, po ndodh jo vetëm në Qarkun e Korçës, duke e përjashtuar atë nga e drejta legjitime e kushtetuese e përfaqësimit maxhoritar në qeverisjen lokale e qendrore, aq sa duket qartazi, se në punësimet dhe drejtimet e institucioneve e shërbimeve publike është “instaluar” dhe po zbatohet, një “racizëm” kundër kombësisë bazë shqiptare! Nuk është teprim, nëse themi që këtë vend, në 25 vitet e fundit e kanë komanduar pakicat kombëtare në 70% të shtetit që nga kryeministria, parlamenti, bota universitare, presidenca e deri në institucionet e Sigurisë Kombëtare. 
Sigal