Korçë, shpërndanin lekë për blerjen e votave, një arrestohet, procedohet një tjetër

591
Një person është vënë në pranga nga Policia e Korçës dhe një tjetër është proceduar penalisht në gjendje të lirë një tjetër, pasi akuzohen për veprën penale: “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”.
Specialistët e Sektorit kundër Krimit Ekonomik-Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, bënë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit:
· Pajtim Myrtollari, 55 vjeç, banues në Korçë, (me detyrë specialist pranë Drejtorisë së Peshkimit Korçë, koordinator i një subjekti politik)
Arrestimi i tij u bë pasi më datë 25.06.2017 ky shtetas, është kapur duke shpërndarë shuma lekësh me qëllim blerjen e votës, deri në 200.000 lekë të vjetra për një subjekt të caktuar politik.
Gjithashtu po nga këto struktura filloi procedimi penal në gjendje të lirë ndaj shtetasit:
· R.D, 61 vjeç, banues në Korçë (me detyrë koordinator i një subjekti politik)
Procedimi ndaj tij filloi pasi, më datë 25.06.2017, këtij shtetasi në lagjen nr 6 në Korçë, në automjetin e tij me targa AA240KI, i janë gjetur e sekuestruar në cilësinë e provës materiale një sasi prej 170.000 lekësh të vjetra, të cilat dyshohen se do përdoreshin për pagesat e zgjedhësve dhe komisionerëve të këtij subjekti.
Materialet në ngarkim të shtetasve të mësipërm i kaluan Prokurorisë lidhur me veprën penale: “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”.
Sigal