Dy bashkëfshatarë janë grindur midis tyre, në fshatin Shëngjergj, Maliq. Grindja ka degjeneruar në përdorimin e mjeteve të forta. Për pasojë, një 19-vjeçar ka goditur duke i shkaktuar plagosje të rëndë një 40-vjeçar, i cili, në një kundërpërgjigje të tij, ka plagosur lehtë, babanë e agresorit ndaj tij, duke e plagosur lehtë 51-vjeçarin.

Pas kësaj, policia ka arrestuar të riun, ndërsa ka referuar materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Korçë për veprat penale.

Komisariati i Policisë Maliq

Specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Maliq, bënë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit:

F. M., 19 vjeç.

Si edhe filluan procedimin penal në gjendje të lirë ndaj shtetasit A. L., 40 vjeç, të dy banues në fshatin Shëngjergj-Maliq.

Pasi në këtë fshat, shtetasi F. M., pas një konflikti për motive të dobëta, dyshohet se ka goditur me mjet të fortë shtetasin A. L.

Si pasojë e këtij konflikti, prej këtij të fundit, është plagosur lehtë edhe babai i 19-vjeçarit, shtetasi H. M., 51 vjeç.

Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Plagosja e lehtë me dashje” parashikuar nga nenet 88 e 89 të Kodit Penal.