Sigal

Tre shtetas janë vënë në prangat e policisë së Korçës pas një sherri me sende të forta.

Ngjarja ka ndodhur në Mborje të Korçës, aty ku një person i plagosur është dërguar në spital.

D.H, 17 vjeç, O.R, 16 vjeç dhe Xh.B, 17 vjeç, të tre banues në fshatin Mborje-Korçë u arrestuan pasi më datë 25.07.2018, në fshatin Mborje, këta shtetas në bashkëpunim mes tyre, dyshohet se pas një konflikti për motive të dobëta, kanë goditur me sende të forta shtetasin S.K, 21 vjeç, banues në Mborje, i cili është dërguar në Spital për ndihmë mjekësore.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë bazuar në nenin 88/1 dhe 25 të Kodit Penal.