Korçë/ Sekuestrohet 1.8 kg Kokainë, në pranga tre persona

483
Policia e Korçës, në sajë të një operacioni antidrogë rë koduar “Udhëtimi 2”, ka bërë të mundur sekuestrimin e 1 kg e 873.6 gr lëndë narkotike, si dhe arrestimin në flagrancë të 3 personave. Burime nga policia bëjnë të ditur se në pranga janë vënë shtetasit, Arben Shquti, 51 vjeç, Vangjel Zguri 42 vjeç dhe Renaldo Thoma, 34 vjeç, të tre banues në Korçë.
Mësohet se sekuestrimi i lëndë narkotike e dyshuar Kokainë dhe arrestimi i shtetasve të mësipërm, u bë pasi në lagjen 2 të qytetit të Korçës, gjatë kontrollit të automjetit tip “BMË” me targa AA 255 DL, në pronësi të shtetasit Renaldo Thoma, është gjetur sasia prej 1 kg e 873.6 gr, lëndë narkotike e cila do trafikohej në shtetin Grek.
Në përfundim të operacionit në cilësinë e provës materiale u sekuestruan: 1 kg e 873.6 gr lëndë narkotike, 1550 euro, 23,500 lek të reja, 5 automjete, 17 aparate telefonik celularë. Po vazhdon puna për dokumentimin e plotë të ngjarjes. Materialet do ti kalojnë Prokurorisë të Krimeve të Renda, në Tiranë për hetime të mëtejshme për veprën penale “Trafikim të lëndëve narkotike”kryer në bashkëpunim”.
Sigal